• |
ide | kryesore

Së shpejti, një dokumentar për jetën e Pamela Anderson

-Instant, F1, Paparazzi



Kompania Netflix ka zbuluar së fundmi se aktorja Pamela Anderson “është gati të tregojë historinë e saj në një dokumentar të ri”.

“Filmi, i cili është duke u bërë prej disa vitesh, do të shfaqë ikonën e kulturës pop ndërsa ajo shikon pas në rrugën e saj profesionale dhe udhëtimin e saj personal”, thuhet në deklaratën nga kompania. Dokumenti drejtohet nga Ryan White dhe premton të jetë “një portret intim” i jetës së Anderson.Njoftimi, i cili u postua në rrjetet sociale, përfshinte gjithashtu një shënim nga aktorja me një printim puthjeje, ku shkruhej: “Jeta ime, një mijë papërsosmëri, një milion perceptime të gabuara. E liga, e egër dhe e humbur, asgjë për të jetuar. Unë mund vetëm ju befasoni. Jo një viktimë, por një e mbijetuar — e gjallë për të treguar historinë e saj të vërtetë.”

 

 

Lajmi për dokumentarin vjen disa javë pas publikimit të serialit me skenar të Hulu, Pam & Tommy, i cili flet për martesën e saj me Tommy Lee dhe u promovua si një serial që do të tregonte një anë tjetër të skandalit të kasetave seksuale të çiftit dhe trazirat emocionale që pati nëjetën e tyre. Pamela portretizohet nga aktorja Lily James, ndërsa Lee interpretohet nga Sebastian Stan.Përpara debutimit më 2 shkurt , një burim i tha ET se “seriali ka qenë shumë i dhimbshëm për Pamela Anderson dhe për këdo që e do atë”./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *