• |
ide | kryesore

Sherr mes fëmijësh në Korçë, 10-vjeçari plagoset me thikë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 10-vjeçar nga Korça është paraqitur në spital për mjekim i plagosur me mjet prerës.

Policia njofton se 10-vjeçari dyshohet se është konfliktuar jashtë orarit mësimor, me një bashkëmoshatarin e tij, ku ky i fundit e ka dëmtuar me një mjet prerës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:10.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *