• |
ide | kryesore

“Shtëpia e barit” në Vlorë, policia ‘kreh’ zonën pasi ka dyshime për të tjera

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas zbulimit të shtëpisë së barit një ditë më parë në lagjen”Kushtrimi”të Vlorës dhe arrestimit në flagrancë të Arnest Rrapajt, policia ka nisur kërkimet në gjithë zonën për zbulimin e banesave të tjera që kultivojnë lëndë narkotike. Policia e Vlorës kanë zbarkuar terren ku po krehin zonën për zbulimin e banesave të tjera. Dyshohet se duke qënë zonë periferike dhe pa ndriçim gjatë natës mund të ketë edhe banesa të tjera.

Ndërkohë mësohet se numri i personave të arrestuar nga zbulimi i shtëpisë së barit ka shkuar në katër. Blutë kanë vënë në pranga dy elektriçistë dhe një faturist në OSHEE Vlorë, përveçse pronarit të shtëpisë Rrapaj. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në zonën që ata kishin në monitorim, nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në banesën në përdorim nga shtetasi Arnes Rrapaj, e cila ishte përshtatur si ambient për kultivimin e bimëve narkotike cannabis sativa në kushte laboratorike.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.



1 Comment

  1. Nese Krihet vertet Vlora,85 perqind e vlonjateve do te arrestoheshin.Jo me shtepi bari,por lagje bari do kapeshin,pa perfshire fshatra te tera,qe Goni i Xhafajve-me shoke,i ka kthyer prej kohe ne ferma te hapura bari dhe policia nuk guxonte te futej,ne ato zona,qe kur i vellai i tij Fatmiri,filloi te merrej me reformen ne drejtesi,modifikimet,ndryshimet ,fallsifikimet dhe perpilimet e krejt struktures se reformes,qe shpesh behej edhe ne mes te nates,mbas nje dite,ku komisioni qe merrej me reformen dhe shkruante nje kapitull,qe tjetersohej naten.Prandaj ajo reforme eshte “dizi”,si me marrje mendsh dhe jo qe nuk e rregulloi drejtesine,por e shkaterroi me keq,vetem qe ajo t’i sherbente Fatmirit dhe shefave te tij me ne krye RAMEN,POR EDHE GONIT ME SHOKET E TIJ,QE TE VIJONIN TE QETE PUNEN,E NISUR QE NE iTALI ME SHOKET E TIJ DHE TE TAHIRIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *