• |
ide | kryesore

Situata absurde/ Qeveria hoqi orën policore, kufizon muzikën deri në orën 22:00

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komiteti i Ekspertëve vendosi dje që duke filluar nga dita e sotme do të hiqet ora policore e vendosur kohë më parë për shkak të pandemisë. Por kur vjen puna te lejimi i muzikës në lokalet e natës apo ambiente të tjera argëtimi, nuk ka ende një vendimmarje.

Policia e Shtetit sot është gjendur përballë një udhëkryqi se si duhet të veprojë nëse konstaton muzikë nëpër lokale pas orës 23:00.

Në 26 maj të vitit të shkuar me akt normativ u vendos që muzika të lejohej deri në orën 22:00 të mbrëmjes. Në aktin normativ theksohej se do të jetë ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ai që do të vendosë për lejimin ose ndalimin e orarit të muzikës.

Ndërkohë me heqjen e orës policore dje nuk ka ende një vendimarrje nga ministri Çuçi për orën e ndalimit të muzikës në mjediset e shërbimit. Normalisht do duhet që Ministri i Brendshëm të nxjerrë një urdhër tjetër për këtë çështje. Sot Policia e Shtetit është gjendur në një ngërç. Nga njëra anë kemi heqje të orës policore, dhe nga ana tjetër kufizim të orarit të muzikës deri në orën 22:00. Absurditet! ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Mire bene qe e hoqen dhe zyrtarisht se praktikisht ishte hequr kohe me pare. ne 11 e 30 te nates ka trafik ne Tirane

  2. deri dje “shefat” e policise merrnin rroga e bakshishe nga lokalet. edhe pse urdhri ka rene pasi eshte shfuqizuar dhe policia duhet zhduket nga rruget, kta vazhdojne dalin dhe bejne raprezalje duke shkelur cdo urdher te shtetit. eshte apsurde ajo qe kam pare dje qe policia nxirrte njerez jashte lokaleve pas ores 23

  3. Ne fakt ligji per zhurmat qe ju s’e njihni fare e ndalon muziken pas ores 23:00. Po keshtu eshte kur je popull injorant, dallkauk, i prapamebetur, gdhe dhe idiot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *