• |
ide | kryesore

Ukraina: Kemi vrarë e plagosur 9 mijë ushtarë rusë, mbi 200 tanke të shkatërruara

Arkiva, Planet, Të fundit



Ushtria e Ukrainës bën bilancin e fundit mbi humbjet që i ka shkaktuar palës ruse në tetë ditë luftime. Kështu, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura në Ukrainë thotë se rreth 9000 ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur.

Ukraina njofton gjithashtu se ka shkatërruar 217 tanke, 90 sisteme artilerie, 31 helikopterë, 30 avionë.

Nga ana e saj, Rusia dje për herë të parë dha një numër specifik të viktimave që kishte pësuar në Ukrainë, duke thënë se 498 ushtarë rusë kishin vdekur dhe gati 1600 ishin plagosur. Rusia tha se ka vrarë 2870 ushtarë ukrainas.



7 Comments

  1. kto numrat e ukraines jane si filmat britanike, dy ushtare angleze vrasin 1 mije gjermane

    ose ose si deshmoret e shqiperise 28 mije te rene ne lufte

    hahahah ca genjeshtrash idiote

  2. Po edhe te zhveshur lakuriq me duart lart perballe skuadres se pushkatimit te ishin, nuk do mund te vriteshin 9000 veta ne 7 dite!
    Ok qe lufta ka nevoje per propagande, po ne keto nivele propaganda behet qesharake. Edhe Ali komiku i Irakut ishte me serioz!

  3. Ore mire ky Putini diktator, po per kete Zelenskin qe e bejne burre te mire pse nuk thone qe eshte diktator kur ka mbyll tre mediat kryesore ne Ukraine qe ishin kundra tij, qe ka burgosur liderin dhe drejtuesit e opozites? Kjo eshte ekzakt cfare Putinin e ka akuzuar perendimi se ka bere. Gjithsesi, kur kete e ben Zelenski me ndihmen e financuesit te shkaterrimit te demokracive, Sorrosit dhe Amerikes nuk quhet diktator?😉
    Ne situata te turbulente, sentimentet pro luftes lobohen nga kontraktuesit e ushtrise se kane nevoje per lufte qe te maksimizojne fitimet.
    Ne median e majte amerikane “Washington Post” eshte artikulli: “Biden duhet te tregoje qe e mbeshtet Ukrainen edhe ushtarakisht ” ku autor i ketij shkrimi eshte Michael Vickens qe per cudi na qenka anetar i bordit te drejtoreve te Sisteme BAE – Kontraktori me i madh i ushtrise ne Europe. Konflikt interesi? Hic fare😉 Mos u be gjithe kjo lufte per te minimizuar apo harruar cfare i bene njerzimit duke testuar vaksinat se jo per gje po nga publikimi i vetem nje dokumwnti tremujor i Phizer FDA jane 9 FAQE A4 me listimin e efekteve anesore te vaksines dhe me 3% (1223 vdekje pa permendur pjesen tjeter me pasoja si aritmi e efekte te tjera sekondare ) te popullise prej 42000 te vaksinuarve te mare ne analize? Dhe e gjithe kjo per nje virus qe ke mundesi 99% te shpetosh dhe 1% probabilitet fatal?!

  4. @1×2

    Je shume i sakte per ate karagjozin qe ngjan si Mtr Bean. Ka shume fakte per krimet e tij ndaj popullsise ruse ne Ukraine si dhe per deshtimin e reformes ne drejtesi dhe rreth 5 miliard dollare qe qeveria amerikane i ka akorduar Ukraines dhe nuk dihet se ku perfunduan. Per te vazhduar me pislliqet e BURISMA dhe laboratoret e armeve biokimike atje. Rusia sulmoi ne 2014 dhe mori Krimene por nuk pati nje reagim te tille nderkombetar. Perse tani jane shqetesuar te gjithe, cfare di Putin apo kerkon ne Ukraine? Koha do ta tregoje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *