• |
ide | kryesore

Zelensky ton Putinin për bisedime, Naton për furnizim me armatime

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka dhënë një konferencë shtypi, ku i bëri thirrje Perëndimit që t’i dërgojë avionë luftarakë.

“Nëse nuk keni fuqinë për të mbyllur qiejt, të zbatoni një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë, atëherë më jepni avionë,” tha ai. “Nëse nuk jemi më atëherë, Zoti na ruajt, Letonia, Lituania, Estonia do të jenë të radhës”, shtoi ai, raporton BBC.

Këto vende janë pjesë e aleancës mbrojtëse të NATO-s, që do të thotë se nëse Rusia do të pushtonte një të tillë, do të ishte në luftë me të gjithë anëtarët.

Zelensky i ka bërë thirrje gjithashtu Putinit për bisedime. Sipas tij bisedimet e drejtpërdrejta me Vladimir Putin janë “e vetmja mënyrë për të ndaluar luftën”.

“Ne nuk po sulmojmë Rusinë dhe nuk planifikojmë ta sulmojmë atë. Çfarë dëshironi nga ne? Lëreni tokën tonë,” tha ai.

“Uluni me mua. Vetëm jo 30 metra larg si me presidentin francez Emmanuel Macron,” shtoi ai, duke iu referuar bisedimeve në tryezë të gjatë muajin e kaluar.



4 Comments

  1. President komedian por jo politikan, ne OKB qan me lot, pastaj me nje grua sulmon Naton e ne BBC behet strateg lufte.

    Po na habit me lojera ne kurriz te 40 milion njerezve….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *