• |
ide | kryesore

Arrestohet në Poloni një gazetar spanjoll: Ishte spiun rus

Arkiva, Lajme, Të fundit



Polonia arrestoi një gazetar spanjoll me dyshimin se ishte një spiun rus. Ai po planifikonte “të shkonte në Ukrainë për të vazhduar aktivitetin e tij”, tha të premten Agjencia e Sigurisë së Brendshme.

I dyshuari, i identifikuar si një agjent i agjencisë së inteligjencës ushtarake të Rusisë (GRU), gazetari Pablo Gonzales u arrestua në Przemysl, afër kufirit të Polonisë me Ukrainën.

Në shënimin e publikuar nga policia polake thuhej se ai ishte me origjinë ruse.

Sipas të njëjtave burime ai kishte kryer operacione në favor të Rusisë nëpër Evropë dhe gjetkë nën mbulesën e të qenit gazetar.

Avokati i tij, i tha Reuters se nuk kishte arritur ende të kontaktonte klientin e tij. Ai postoi më herët në Twitter se klienti i tij ishte akuzuar për spiunazh dhe po mbahej në burgun Rzeszow.

Ministria e Jashtme e Spanjës tha se ishte informuar nga autoritetet polake për akuzat, por nuk mund të jepte asnjë detaj. Ajo tha se do të ofronte ndihmë konsullore. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Njerez te përdhunuar….
    Si mundet nje mendje e shendoshe te spiunoje per vampirin e kremlinit????
    Edhe bastardet e ridhjerjes se ramutit gati i kane flamujt e bolshevikeve te ruajtura nga baballaret e tyre….
    bashke me fotot e kurvit me fanatizem.
    Fistula te pasherueshme muxhikësh.

  2. Duhej ta arrestonin më parë spanjollët e jo polakët këtë spiun të Rusisë, ashtu siç duhen arrestuar edhe disa “gazetarë” shqiptarë nostalgjikë të ish Bashkimit sovjetik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *