• |
ide | kryesore

Francis Fukuyama: Historia e botës në një moment kthese të rrezikshme

2, Arkiva, Ide, Kryesore



Unë e marr tepër seriozisht këtë pushtim: shumë nga miqtë e mi – aktivistë të të drejtave të njeriut, gazetarë, militantë kundër korrupsionit – do të ishin viktimat e para, nëse një regjim pro-Moskës do të merrte pushtetin.

Përpara pushtimit, shumë vëzhgues besonin se Putini po bënte bllof dhe se administrata e Biden po zmadhonte kërcënimin. Në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara, forcimi i trupave ruse dhe propaganda e Kremlinit, ka ringjalliur një debat të vjetër mbi kërcënimin që i shkaktohej Rusisë nga zgjerimi i NATO-s dhe mbi përgjegjësinë që kishin Shtetet e Bashkuara për situatën aktuale. Shumë “realistë” kanë bërë thirrje për t’i dhënë Rusisë një sferë ndikimi në territorin e ish-BRSS dhe për të negociuar neutralizimin e Ukrainës.
Këto argumente qenë shumë të brishta që përpara pushtimit: nga njëra anë hyrja e Ukrainës në NATO ekziston vetëm në teori dhe askush nuk po punon në këtë drejtim së paku që nga viti 2008, ndërsa në anën tjetër ushtria ukrainase dukej shumë e dobët përballë 190,000 ushtarëve rusë që mbanin të rrethuar kufijtë e saj.

Gjatë javës së kaluar, rusët i shumëfishuan justifikimet, njërin më qesharak sesa tjetrin. Sipas tyre Ukraina ishte një shtet fashist dhe neo-nazist, Aty po kryhej një gjenocid kundër popullsisë rusisht-folëse të Donbasit, apo më tej akoma, se ishte duke u përgatitur një operacion i gjerë ushtarak kundër Rusisë. Këto argumenta pushtimi i demaskoi deri në palcë. Tani e tutje është kuptuar se kërcënimi shkon vetëm në një drejtim, nga Rusia në Ukrainë dhe në fakt, se ai rezikon 
të gjitha vendet në kufi me Rusinë dhe më gjerë.

Motivet e Putinit nuk janë të vështira për tu kuptuar, pasi ai e ka ekspozuar gjerësisht vizionin e tij për botën dhe objektivat e veta strategjike. Para disa vitesh ai deklaroi se shpërbërja e BRSS ishte tragjedia më e madhe e shekullit të 20-të. Në një artikull të gjatë të botuar verën e kaluar dhe në fjalimin e bujshëm që mbajti një ditë para pushtimit, ai pohoi se Ukraina nuk është një komb i pavarur, se ajo është pjesë thelbësore e Rusisë dhe se nuk ka të drejtë për të pasur një identitet dhe një ekzistencë të vetën. Gjatë bisedimeve të këtyre javëve të fundit, kërkesat e bëra ndaj NATO-s tregojnë se Moska nuk është e shqetësuar vetëm për Ukrainën, por për të gjithë rendin evropian të krijuar që pas rënies së murit të Berlinit.

Putini kërkoi kështu që NATO ti japë fund çdo mbështetje ushtarake jo vetëm për Ukrainën, por edhe për të gjitha vendet që iu bashkuan organizatës që prej vitit 1990. Me fjalë të tjera, ai kërkon të restaurojë sa më shumë që të mundet Bashkimin e vjetër Sovjetik, të neutralizojë Evropën Lindore dhe ta reduktojë atë në një zonë tampon. Qëllimi final është çmontimi, i asaj “Evrope tërësore dhe të lirë” që u krijua pas vitit 1991.

Lidership. Një Ukrainë demokratike e kërcënon de fakto Putinin. Ajo nuk është e rrezikshme për njerëzit në Rusi, por për idenë që Putini ka lidhur me papajtueshmërinë midis demokracisë dhe mentalitetit të popujve sllavë, të cilët sipas tij priren natyrshëm drejt udhëheqjes së fortë dhe të centralizuar. Suksesi i një Ukraine demokratike dhe dëshira e saj për t’iu bashkuar Evropës shton ankthin se një zhvillim i ngjashëm është i mundur edhe në Rusi, gjë që do shënonte dënimin me vdekje për Putinin dhe Putinizmin. Kjo është arsyeja se pse ai nuk do të kënaqej kurrë vetëm me një  Ukrainë neutrale e cila so të hiqte dorë nga anëtarësimi në NATO.

Për sa kohë që Ukraina mbetet një demokraci, ajo minon diskursin putinian dhe e bën të domosdoshme eleminimin e këtij fqinji. Ne jemi sot në një moment kritik dhe pikë kthese në historinë botërore. Nëse Putini arrin të përmbysë demokracinë në Ukrainë duke e zëvendësuar me një regjim kukull nën çizmen e tij, ai do të arrijë të vendosë një precedent të tmerrshëm lidhur me përdorimin e forcës. Kina do të frymëzohej nga ky akt që, me kalimin e kohës të planifikonte ribashkimin me Tajvanin. Shtetet e Bashkuara dhe NATO do të ndiheshin të poshtëruara dhe e gjithë bota do të kuptonte se sa fjalë boshe qenkeshin premtimet amerikane për mbështetje dhe se bashkëpunimi mes demokracive nuk qenkësh asgjë më tepër se sa një mirazh.

Nga ana tjetër, është mjaft e mundshme që Putin të ketë bërë një gafë monumentale. Pushtimi shkaktoi protesta masive në Rusi;  ai i kapi gafil propagandistët dhe diplomatët që mbrojnë linjën ruse. Ai bashkoi popullin ukrainas si asgjë tjetër, duke e bërë të demostrojë një vendosmëri të pabesuesueshme për të mbrojtur veten. Në nivel ushtarak, Putini nuk ka forca të mjaftueshme për të kontrolluar një vend prej 44 milionë banorësh edhe as një qytet si Kievi, me  2.8 milionë. Ai arriti ti bashkojë anëtarët e NATO-s që vendosën sanksione të papara, duke përfshirë vendimin gjerman për anulimin e gazsjellësit Nordstream 2.

Ofensiva ruse rrezikon të precipitojë në luftime të ashpra në rrugë dhe të shkaktojë viktima masive mes ukrainasve, por njëkohësisht ajo mund të dërgojë në shtëpi me arkivole edhe një masë të panumërt ushtarësh pushtues. Qytetarët rusët janë që tani të habitur që investimet e tyre
ushtarake po përdoren kryesisht për të vrarë vëllezërit e tyre sllavë dhe për të shkatërruar një vend me të cilin ata ndihen të lidhur ngushtë.

Për më tepër, rezultati i luftës në Ukrainë do të ketë pasoja në politikën e brendshme të Shteteve të Bashkuara. Ish presidenti Trump vazhdon të shprehë admirimin e tij për Vladimir Putin, një trend që u pa deri në javën e fundit, kur ai e përshkroi si “gjeni” zotin e Kremlinit për shpalljen e pavarësisë të disa rajoneve të Ukrainë.

Nëse demokracitë degradojnë, kjo nuk ndodh për shkak të një zgjedhjeje ideologjike, siç mund të qe preferenca për një qeveri autoritare, të frymëzuar nga doktrina markste-lenininiste. Ato shkatërrohen kur fillojnë të admirojnë forcën dhe burrat e fortë, dhe i lejojnë goditjet e këtyre të fundit të shkojnë, pa u ndëshkuar, përtej kufijve të vendosur nga ekuilibrat dhe balancat që karakterizojnë vendet që i nënshtrohen shtetit të së drejtës.

Nëse agresioni i Putinit kundër Ukrainës ka sukses dhe nëse Partia Republikane e ndjek Trump në admirimin që ai ka për aktet dhe veprimet e diktatorit rus, atëherë ajo do i këpusë të gjitha lidhjet me vlerat kryesore të demokracisë amerikane.
Kjo do të konsolidonte kthesën autoritare që mori kjo parti dhe do të qe vazhdimi i linjës së sulmeve të 6 janarit 2021 kundër Kapitolit. Dhe duke pasur parasysh rëndësinë që kanë Shtetet e Bashkuara për ruajtjen e rendit liberale botëror, ky do të ishte një ogur shumë i keq për botën e lirë në tërësi.

Francis Fukuyama, “Quillette” pershtati per Lapsi.al, T. Çela



15 Comments

    1. Praktikisht. Po vertetohet cdo fjal qe ZOTI E THA APO PREFETET E TIJE.KU CDO GJE QE E MENDOJM FLASIM APO VEPROJME E KEMI PER VETEN NESE MIR DHE KUNDER VETES NESE KEQ.DUKE NA LEN TE LIR TE ZGJELLIM DHE TE NGARKUAR ME PERGJEGJSI NE VEPRIM . thotë:

      Te gjith duan te thon dicka rreth zhvillimeve.mbasi preken te gjith..dhe kan filluar te zgjohen .kuptojn reflektojn binden pranojn dhe kundershtojn.angazhohen dhe arrin vlerat qe jep angazhimi .ku suksesin do tu vin ne varsi te angazhimit bindjes dhe pershtatjes me domosdoshmerit.nje gje tashme po vjen drejt qartesis qe padrejtesit.me ter elementet formues pasuesit e saj .tashme ndollen perball fundit trishtues.te pacmangeshem .qenka dikush me i fuqishem nga ne.qe e paska projektuar krijuar ne menyre precize ket jet sprov duke i mundesuar sejcilit te kuptojne domosdoshmerit me fjal dhe vepra sipas angazhimit dhe duke i dhen hakun qe meriton

  1. Njerzit vertete nuk e kuptojne konstatimin kunderthenes te profesorit amerikano-japonez teksa shprehet

    se Ukrahina vuan nje nivel te larte korrupsioni dhe njekohsisht eshte nje vend demokratik. Sipas tij nje

    vend demokratik mund te kete nje nivel te larte korrupsioni. Po te heqesh nje paralele me vendin tone si

    vendi me korrupsionin e perhapur ne te gjitha deget e qeverisjes (sipas DASH ) dhe si vendi mekorrupsionin

    me te larte ne Europe dhe nder me te lartit ne bote, atehere per cfare demokracie mund te behet fjale, kur

    popullit te neperkembur i vidhet paraja e prona publike, popullit qe me te gjitha menyrat

    perpiqet te largohet nga vendi i tij si nga nje mortaje per tu larguar nga regjimi qe po i merr shpirtin,

    popullit pothuajse te dorezuar kur sheh edhe mbeshtetjen qe po i jep perendimi ketij regjimi. Ku eshte

    demokracia kur fadromat e rilindjes pa pike meshire rrafshojne banesat e qytetareve, kur nuk mund te

    marresh asnje sherbim pa paguar nen dore sa frengu pulen, madje ka mjaft njerez qe marrin kredi me

    perqindje te larte per te paguar rushfetin e kerkuar per te marre nje sherbim nga zyrat e shtetit qe te

    takon me ligj. ne rast se kesaj i thone demokraci atehere nuk eshte kjo demokracia per te cilen enderruam

    ne vitin tashme te larget 1990, edhe ne qofte se kete lloj demokracie e justifikon profesori i nderuar.

    1. Profesori i “dhjere” jo i nderuar.
      Fukujama doemos do i beje apologjine sistemit qe projektoi vete ne bashkepunim me te dhjerin George Soros ne fund te viteve ’80, cfare pritet tjeter.
      Fatkeqesisht ai sistem deshtoi per emrin qe i vune “Demokraci”. Sistemi i quajtur Demokraci s’ka asgje te perbashket me sundimin e popullit.
      Ai eshte nje rend ku lejohet abuzimi me i madh me te drejtat e njerezve duke nisur me ligjberjen e duke mbaruar me ndalimin e forces si mjet i vetem i mbetur ne duart e viktimes qe ky rend krijon.
      Fukujama deshtoi.

      Sa per burrat e forte qe kercenojne sistemin qe ky i mendimtar i dhjere krijoi, Fukujama duhet te shpjegonte (por e shmangu qellimisht) se pse Foreign Office, Cia e Nato zgjedhin per bashkepuntore ne Ukraine segmemtet NeoNazi e ultranacionaliste. Ne te njejten menyre, pse ne pushtimin e Sirise, forcat e Foreign Office, Cia e Nato zgjodhen bashkepuntore Burrat e Forte te ISIS e Al_Qaida, mos valle per te vendos demokraci…

      Poshte institucionet pseudodemokratike dhe te shitur si Fukujama e Soros ne sherbim te rendit qe de fakto eshte ai i sundimit te kupolave financiare

    2. Rusia aktualisht po burgos dhe femije 6-10 vjec sepse kane protestuar me lule kunder luftes.
      Ti ne Shqiperi vertete ke korrupsion, por nuk krasahohet kurre liria e jote me lirine qe gezojne Ruset aktualisht.
      Ky shkrimi i ktit pseudo profesorit eshte nje pacavure per te goditur Trampin.
      Une e degjova te plote intervisten e Trump, dhe nuk eshte e vertete kjo qe pretendon ky profesori. Fjalia e Trump eshte nxjerr totalisht nga konteksti, gjithashtu Trum tha dhe qe po te isha une president Putinit nuk do i shkonte ndermend te pushtonte Ukrainen!! Pse nuk e thot dhe kte ky??
      Une nuk eshte se mbeshtes Tramp, pasi me duket nje cop idioti dhe ai, por e verteta eshte e vertete.

  2. fiks si tek ne kur robt fillojn nje burre te forte si Berisha e kthehemi ne nje vend idiot e me popull dele

    1. O shoku po BURRAT e fortë e kanë bërë gjithmonë historinë, jo qullshat e delet, shiko Presidentin Ukrainas.

  3. Ju eshte bere sorosi si ufo o te pafe. Ju ka bere lavazh edhe shpirtit nje kriminel si sala dhe meta bashke, se edit i kane vene lakun ne fut edhe nuk po piptin dote shume. Sa shume eshte shtuar soji i tru shplareve ne kete vend.

    Mos e dhente zoti qe te triumfoj dhuna se bota shuhet brenda 24 oreve. Ne jemi te paret duke pare sa jane shtuar injorantet qe admirojne te fortet dhe ata qe i shtypin me kembe si te ishin krimba.
    Mos e dhente zoti.

    1. amerikanet ne afganistan, ne irak, ne siri, ne libi, ne kili, ne nikaragua, ne zaire, ne indonesi, …etj etj etj etj

      ke te drejte amerika nuk i do te fortet

    2. @15:23 dukesh qe je i familjes se Ripjerdhjes qe per dy mandate radhe fitoi zgjedhhet me slloganin mos votoni Berishen votoni mua se jam e keqja me e “vogel”.
      Dhe ndertoi boten e kurvareve, ne sherbim te financiereve te Londres e WallStreet qe te ngrijne llogarite bankare sot nese pipetin kundra qeverise, sic sapo bene ne Kanada.
      Rro realitetin me frike fshihu poshte jorganit, Rro vetem online me facebook e whatsup.

  4. Po per grushtin e shtetit ne 2014 ku ishte ky pordhefresori…?
    Une nuk e di ca profesori mund te jete ky, por qe Ukraina kur dihet boterisht sa edhe ky verdhacuk e pranon qe eshte shtet i korruptuar deri ne palce, cila eshte “demokracia” qe u cenohet ukrainasve.

  5. Profesori Fukuyama nuk eshte menduar asnje cast per aspektin tjeter te konfliktit ne Ukraine, USA.

    Do te doja ta pyesja nese ne SHBA botohen librat e ish Sekretarit amerikan te Shtetit, Henri Kizinger dhe a ka lexuar gje prej tij.

    Henri Kizinger qe mbajti per disa presidente postin e zotit Blinken sot mori cmimin Nobel per Paqe me 1973.

    A ka sot Amerika diplomate e politikane te atij niveli si Kizinger???

    Edhe pse te mbyllur, gazetaret shqiptare te asaj kohe ndiqnin cdo deklarate te tij, te cilat ishin te matura, te pakta e me peshe ne bote…

  6. Te gjith .duan te flasin por me frytdhenese eshte te dim cfar flasim ne menyr qe te kemi sukses .flasim mendojm veprojm sepsa deshires mirpo harrojm se gjithcka ka hak.pergjegjsija e per pergjegjsit hakun moment pas momenti pergjitha problemet e qartesoj ZÒTI MADHERISHEM NE SHPALLJET E TIJE.PER KESHILLA TE GJERA JAN DIETARET.KESHTU QE I MADHI ZOT NA I DHA ZGJILLJET .NA MBETET NE NJERZVE TI PRANOJM DHE NDJEHEMI MIR DUKE U RUAJTUR NGA PADREJTESIJA NDAJ GJITHKAJE.HAKU.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *