• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta aktorja e ‘Lois & Clark’

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja Farrah Forke, e njohur për rolin e saj. Alex Lambert në serialin e viteve ’90 Wings , ka ndërruar jetë pas një beteje me kancerin.

Sipas një deklarate nga miqtë e saj të ngushtë, aktorja vdiq në shtëpinë e saj në Teksas më 25 shkurt. “Farrah ishte e butë, besnike, e dashur, e fortë, qesharake, e zgjuar, mbrojtëse, e sjellshme, e pasionuar dhe e pazëvendësueshme”, thuhet në deklaratë. “Ajo solli një dritë kaq të madhe në botë, saqë edhe pas vdekjes së saj, drita mbetet.”Në vend të luleve, familja e së ndjerës ka kërkuar që të bëhen donacione për Shoqatën Amerikane të Kancerit ose për një bamirësi që ata do të zgjedhin.Farrahit filloi të aktrojë duke luajtur në një produksion lokal të The Rocky Horror Picture Show. Pas mbarimit të shkollës së mesme, ajo u transferua në New York City për të studiuar në Institutin e Teatrit dhe Filmit ‘Lee Strasberg’.Forke bëri debutimin e saj në ekran në vitin 1991 në Brain Twisters, përpara se të vazhdonte të shfaqej në Disclosure, Heat, Ground Control dhe Kate’s Addiction./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *