• |
ide | kryesore

“Nuk ka ndryshuar Serbia, por mënyra si po e sheh perëndimi Beogradin”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Boiken Abazi, ish-kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri ka bërë një koment pas protestës që u mbajt në Beograd në mbështetje të Rusisë për atë që po bën në Ukrainë. Sipas Abazit, nuk përbën më lajm që Serbia ishte dhe mbetet një aleate e Rusisë, por ka ndryshuar mënyra si tashmë po e sheh perëndimi Beogradin.

“Protesta masive në Beograd në mbështetje të Rusisë nuk përbën lajm. Serbia kjo ka qenë, e pandryshuar prej Millosheviçit, e drejtuar nga trashëgimtarët e tij politikë, me të njëjtat aspirata ekspansioniste në rajon, e lidhur kokë e këmbë me Rusinë.

Shqiptarët (jo oportunistë) dhe popuj të tjerë të Ballkanit e kanë denoncuar pa reshtur këtë Serbi të papenduar, por shumëkujt në Perëndim nuk i ka bërë përshtypje sepse (gabimisht) nuk i dukej si kërcënim.

Ama sot, sot që Putini po kryen një luftë gjenocidiale në Ukrainë, sot që Putini ka kërcënuar shumë vende Perëndimore, sot që bombat e Putinit edhe mbi centralet bërthamore në Ukrainë mund të bëjnë gjëmën, sot që aleanca e Vuçiqit dhe Dodikut me Putinin kërcënon gjithë Evropën, sot më në fund i gjithë Perëndimi po e shikon sërish Serbinë me sytë e popujve ballkanik ndaj të cilëve ajo ka kryer gjenocid.

Lajmi nuk është protesta në Beograd. Beogradi nuk ka ndryshuar asgjë. Lajmi është ndryshimi i optikës perëndimore mbi Serbinë” – shkruan Abazi. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Thuaj qe kjo optike e re te mos zbehet edhe te kthehen tek ajo qorre si me pare sic bente merkel edhe te gjithe lider e tjere ne be. Kjo ka rendesi tani e ne vazhdim.

  2. Te lumte goja!
    Shpresojme mos ta harrojne shpejt se kush jane skitët dhe kush jane ‘evropianet’…

  3. YMER GELBAZA JA FUT KARIN NE BYTH ALEXANDER VUCIC , Edi RAMES,DHE VLADIMIR PUTINIT thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA NGA RESPEKTI QE KA PEE EDI RAMEN ,ALEXANDER VUCIC DHE VLADIMIR PUTININ KA VENDOSUR TJUA FUS KARIN NE BYTH QE TE TRE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *