• |
ide | kryesore

Pete Davidson në bisedime për t’u nisur në hapësirë

-Instant, Paparazzi, Slider



Pete Davidson mund të shkojë në hapësirë.

Ylli i “Saturday Night Live” është në bisedime me Jeff Bezos për t’iu bashkuar një prej fluturimeve të tij të ardhshme hapësinore Blue Origin sipas njw burimi pwr CNN.

Ky burim tha se ideja lindi kur Davidson dhe e dashura e tij, Kim Kardashian, iu bashkuan Bezos për darkë në shtëpinë e themeluesit të Amazon.

Fluturimi i mundshëm i Davidson në hapësirë, i raportuar fillimisht nga New York Post, nuk është finalizuar, por burimi i brendshëm tha pwr CNN një njoftim mund tw jepwt në javët e ardhshme.

Nëse Davidson fluturon, ai do të ndjekë gjurmët e të famshëmve si Michael Strahan dhe William Shatner, të cilët kanë marrë pjesë në një mision Blue Origin.

Fluturimet suborbitale të Blue Origin arrijnë më shumë se 62 milje mbi Tokë, e cila konsiderohet gjerësisht si skaji i hapësirës së jashtme.

Bezos shpreson se këto fluturime do të ndihmojnë në fillimin e një epoke të re të turizmit hapësinor.

©LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *