• |
ide | kryesore

Si mund ta dëmtojë rimëkëmbjen e udhëtimeve pushtimi rus i Ukrainës

-Instant, Planet



Supozohej që ky vit të rimëkëmbte industrinë e udhëtimeve, një industri e goditur rëndë nga pandemia globale e COVID-19 prej pothuajse 2 vitesh.

Por pushtimi rus i Ukrainës mund ta fundosë më shumë këtë gjë. Pas dy vitesh udhëtime të ndërprera për shkak të kufizimeve gjithnjë në ndryshim të Covid-19, linjat ajrore dhe operatorët turistikë po përgatiten sërish për qiej të mbyllur, anulime dhe një re pasigurie mbi udhëtimet ndërkombëtare. Më shumë se 30 vende deri më tani kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore ndaj Rusisë, me Moskën që ka reaguar në të njëjtën mënyrë.Autoriteti i Aviacionit Civil të Rusisë njoftoi se ka mbyllur hapësirën e tij ajrore për transportuesit e të paktën 37 vendeve që nga e marta. Hapësira ajrore mbi Ukrainën, Moldavinë dhe pjesë të Bjellorusisë gjithashtu mbetet e mbyllur.

Në terma afatshkurtër kjo do të thotë anulime fluturimesh ose devijime të rrugëve ajrore. Por pasojat afatgjata për industrinë e udhëtimeve mund të jenë shumë shumë herë më të mëdha. Ja përse:

Rritja e kostove të karburantit do të rrisë çmimet e udhëtimit

Çmimet globale të naftës së papërpunuar u rritën në më shumë se 110 dollarë për fuçi të mërkurën pasi investitorët kanë frikë se eksportet ruse të energjisë do të kufizohen ose ndalohen si rezultat i konfliktit në Ukrainë.

Këto rritje të çmimeve do ta bëjnë çdo lloj udhëtimi më të shtrenjtë. Së bashku me linjat ajrore potencialisht më të gjata në kohë që kanë nevojë për më shumë karburant teksa shmangin hapësirën e mbyllur ajrore ruse, çmimet më të larta përfundimisht do të duhet t’i kalojnë konsumatorit.

Linja ajrore më e madhe evropiane Lufthansa tha se devijimet në Azi do të kushtojnë një shumë “njëshifrore-milionë euro” në muaj. Duke iu drejtuar gazetarëve gjatë një përditësimi të të ardhurave të kompanisë të enjten, shefi financiar i Lufthansa, Remco Steenbergen tha se transportuesi do të duhet të rrisë çmimet e biletave për të kompensuar rritjen e çmimeve të karburantit dhe kostot e tjera.

Një rritje e çmimeve mund të çojë në kërkesë më të ulët dhe kjo paraqet një lajm të keq për një industri që tashmë po përpiqet të kompensojë humbjet e lidhura me pandeminë, për të mos përmendur inflacionin.

Frika nga siguria mund të dobësojë kërkesën

Agjencia e Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian, e njohur si EASA, ka paralajmëruar për një “rrezik të lartë” për avionët civilë që fluturojnë pranë kufirit ukrainas. Hapësira ajrore mbi Rusinë, Bjellorusinë, Poloninë, Sllovakinë, Hungarinë, Rumaninë dhe Moldavinë është gjithashtu në listën e rrezikut.

EASA dyfishoi madhësinë e zonës së paralajmërimit rreth Ukrainës të Premten, nga frika se “raketat me rreze të mesme do të depërtojnë në hapësirën ajrore të kontrolluar”. Agjencia shtoi, “në veçanti, ekziston rreziku i synimit të qëllimshëm dhe i keqidentifikimit të avionëve civilë”.

Paralajmërimi i EASA nuk do të merret lehtë pasi fluturimi i Malaysia Airlines MH17 u rrëzua mbi Ukrainën lindore në vitin 2014, duke vrarë 298 njerëz. Hetuesit thanë se raketa që rrëzoi aeroplanin u qëllua nga një lëshues që i përkiste brigadës së 53-të të raketave anti-ajrore të Rusisë.

Për shumë udhëtarë dhe ekuipazh tashmë të trembur nga shqetësimet e koronavirusit, ideja për të fluturuar kudo pranë një zone konflikti mund të jetë e tepërt.

Covid-19 ekziston ende dhe kriza e refugjatëve mund ta përkeqësojë atë

Njerëzimi është ende duke jetuar mes një pandemie globale me kufizime specifike të udhëtimit dhe karantinës. Organet e udhëtimit u kishin bërë thirrje qeverive të heqin kufizimet e udhëtimit të lidhura me Covid-19 pasi shoqëritë e vaksinuara shpresonin për një lloj kthimi në “normalitet”. Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se kushtet në terren në Ukrainë dhe kriza e refugjatëve që rezulton do ta bëjnë më të lehtë përhapjen e koronavirusit.

©LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *