• |
ide | kryesore

Sondazhi / Rama fiton Durrësin, Berisha Shkodrën, Basha i treti

-Instant, Arkiva, Kryesore



Në gjashtë bashkitë ku do të votohet në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, dhe ku do të testohet afro 20% e elektoratit të përgjithshëm shqiptar, mazhoranca e Edi Ramës duket se do të jetë detyrimisht e para e ndjekur nga “Shtëpia e Lirisë” e Berishës dhe PD-ja zyrtare e Bashës do të renditet vetëm e treta. Kjo del së paku nga vëzhgimi i një qyteti kampion si Durrësi, ku pritet të votojnë rreth 100 mijë vetë, në të cilin ka zhvilluar një sondazh Euroneës.

Kandidatja e Partisë Socialiste në Durrës, Emirjana Sako parashikohet që t’i fitojë zgjedhjet e 6 marsit me 52,5% të votave.

Barometri i Euroneës Albania tregon se i dyti me më shumë vota është kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Ardian Muka me 30.5%.

Lexo me tej:

Zbulohet strategjia/ Si po lufton “Foltorja” Bashën ditët e fundit para 6 marsit

Kandidati i Partisë Demokratike, Luan Hoti rezulton me vetëm 17% të votave në Durrës.

Përfshirë marzhin e gabimit, Sako mund të arrijë të marrë nga 50% deri në 55% të votave.

Muka, mund të arrijë një rezultat minimal prej 28% dhe maksimal deri në 33%.

Kurse kandidati i PD, Hoti parashikohet të marrë nga 15% deri në 19% të votave.

Pra sipas sondazhit të MRB dhe Data Centrum për Durrësin vërtetohen dy tendenca të qarta. Ajo se ndarja në dy fraksione e PD-së i ka hapur rrugën Ramës që më në fund ti fitojë zgjedhjet edhe pa pasur nevojën të blejë votat dhe të thërrasë në ndihmë bandat. Nga ana tjetër përgjegjës për këtë përçarje duket se demokratët kanë bërë Bashën i cili renditet dukshëm poshtë Berishës. Si rezultat edhe kandidati i tij, Luan Hoti renditet shumë më poshtë sesa Ardian Muka i “Shtëpisë së Lirisë”. Pikërisht për këtë arsye qarqet pranë PD-së së vulës porositën me urgjenëcë një sondazh fantazëm që i nxirrte kandidatët e Bashës fitues në tre bashki, nga një kompani që dështoi me parashikimin e zgjedhjeve në Kosovë. Kjo manovër për të daravitur rezultatat shokuese nga Durrësi u botua edhe nga mediat pro qeveritare.

I vetmi qyteti që duket sikur do të bëjë përjashtim mund të jetë Shkodra. Sipas të njëjtit sondazh aty përçarja e thellë e PD nuk do të jetë aq e fortë sa ti japë fitoren Edi Ramës. Kandidati i Bashës, Xhemal Bushati nuk pritet të kapë një shirër të atillë sa ti prishë punë opozitës.

Andi Bushati:Yuri Kim e shndërroi 6 marsin në test për veten

Barometri i Euroneës Albania tregon se Bardh Spahia parashikohet të marrë 46,1% të votave.

Kandidatja e Partisë Socialiste, Majlinda Angoni parashikohet të arrijë në 36,8%.

Ndërsa kandidati i Partisë Demokratike, Xhemal Bushati rezulton me vetëm 17,1% vota.

Duke përfshirë marzhin e gabimit, Spahia mund të arrijë nga 43,6% deri në 48,6%, Angoni nga 34,3% deri në 39,3%, kurse Bushati nga 15,1% deri në 19,1%.

 



4 Comments

  1. Luan kurva
    Lul kurva
    Ramut gonorrea
    tulball rrajca fistula e kurvit
    Xhemalie bushtrra naqevrima shkadrane e lul-gojores.
    Dava kurvash mbeturina fatosa e pionjert e kurvit.
    Ptu baxhello

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *