• |
ide | kryesore

VIDEO/ Mbyllet TV i fundit i pavarur në Rusi, gazetarët në lot: “No pasarán!”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një nga organet e fundit të lajmeve të pavarura ruse, TV Rain ka ndërprerë transmetimin për një kohë të pacaktuar pasi u vu nën presion për mënyrën e trajtimit të lajmeve të luftës në Ukrainë.

Kanali, i njohur edhe si “Dozhd”, përfundoi transmetimet e tij duke treguar stafin që po largohej nga studiot.

Rregullatori rus i telekomunikacionit e akuzoi kanalin për “nxitje të ekstremizmit, abuzim me qytetarët rusë, shkaktim të prishjes masive të qetësisë dhe sigurisë publike dhe inkurajimit të protestave”.

Një nga drejtuesit e TV në fjalimin e fundit përmendi frazën e njohur “No pasaran” (nuk do të kalojnë). Shprehja e ka origjinën nga beteja e Verdunit në Luftën e Parë Botërore e përdorur nga një gjeneral francez. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. No passaran nuk eshte perdorur ne betejen e Verdunit, por ne luften e Spanjes (1936-1939). No passaran qe do te thote Nuk do te kalojne, eshte ne spanjisht, ne Verdun qe eshte lokalitet francez, flitet frengjisht dhe ne frengjisht thuhet Ne passerent pas. Mos jepni informacione te gabuara historike

  2. Jo vetem Europa, por dhe Shwiperia ka ligje “anti fake-news” …, apo nuk e miratuan pasi EU nderhyri si konsiderim i shkeljes se te drejtes per tu shorehur ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *