• |
ide | kryesore

Amadeus konfirmohet sërish në krye të Sanremo për 2 vitet e ardhmshme

-Instant, Paparazzi, Slider



Dirigjenti dhe drejtori artistik edhe për dy edicione të tjera të Sanremos është konfirmuar Amadeus. Lajmi sapo është konfirmuar edhe nga mediat italiane dhe nga vetë drejtori artistik. Edhe për dy vite të tjera, 2023 dhe 2024, në krye të Sanremos do të jetë Amadeus. Edicioni i 73-të dhe i 74-ët i këtij festivali i është besuar të njëjtin emër, i cili ka drejtuar dhe moderuar për 3 vjet me radhë tashmë edicionin më të rëndësishëm të muzikës italiane.

Duke drejtuar edhe për dy vitet e ardhshme festivalin, Amadeus barazohet me Mike Bongiorno në vitet ’60 dhe Pippo Baudo në vitet ’90.

Suksesi i fundit i Amadeus – jo vetëm për rekordet e shikueshmërisë, por edhe për nivelin e lartë të shfaqjes, kanë bindur CEO-n e Rai-t, Carlo Fuortes, së bashku me drejtorin, Stefano Coletta, t’i besonin atij çelësat e Ariston-it edhe për dy vite të tjera.

Fiorello, madje, bëri edhe shaka për drejtimin e Amadeus në Sanremo, më pak se një muaj më parë kur tha se: “Amadeus tashmë ka pranuar të bëjë edhe festivalin e katërt dhe të pestë dhe unë do të jem përsëri”. Ja që “profecia” ndodhi dhe Amadeus është konfirmuar.

Sipas të dhënave të fundit të mediave, edicionet e fundit të drejtuara nga Amadeus kanë qenë festivalet më të ndjekura në 20 vitet e fundit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *