• |
ide | kryesore

Derbi i kryeqytetit ndez Superioren, me zgjedhjet lokale në mes; ja për çfarë luhet në javën e 24-rt

-Instant, F1, Sport



Mes situatave politike e derbit Tirana-Partizani, java e 24 e Superiores premton shkëndija, duke parë edhe rëndësinë e përplasjeve, për objektivë të rëndësishëm, përfshirë këtu mbijetesën. E megjithatë, një javë nën shenjën e derbit nuk është aspak e pazakontë, por kalendari i ngjeshur dhe mënyra se si vijnë dy skuadrat e kryeqytetit e bëjnë përballjen shumë emocionuese.

Tirana e Partizani nuk kanë renditje të njëjtë, madje as objektiva, por barazohen në entuziazëm dhe krenarinë për të pushtuar kryeqytetin edhe në javën e 24 të Superiores, që nis të shtunën. Tirana e Shehit, pasi ka likuiduar ndjekësit e Laçit dhe kampionët në fuqi e Teutës, beson shumë se nuk ka 2 pa 3, duke qenë se ka triumfuar në dy ndërqytetaset e para, me një detaj që nuk duhet anashkaluar: Mehmeti nuk ishte ulur ende në pankinën e të kuqve, për ti dhënë shpresë europiane skuadrës së tij. E përligjur kjo me 6 ndeshje pa humbje mes kampionatit e Kupës.

Me të djelën pushim, falë mungesës së disponibilitetit të policisë për të garantuar rendin, për shkak edhe të zgjedhjeve lokale, futbolli kthehet të hënën me sfida shumë interesante, duke nisur nga beteja për të evituar mbijetesën, kur në Rrogozhinë Egnatia do të presë Teutën. Dy skuadrat ndahen vetëm nga dy pikë dhe të besuarit e Ramadanit që nuk humbasin prej tre ndeshjesh, duan të përfitojnë nga momenti negative i durrsakëve të Arapit.

Renditja nuk i jep paqe Kastriotit, që për të shpëtuar duhet të bëjë rezultat edhe kundër Lacit. Në Kamëz, megjithatë, vjen një skuadër ndryshe nga ajo e dy javëve më parë, me Josën që duhet të rimbledhë të tijtë, pas dy ndeshjesh pa fitore. Bardhezinjtë vazhdojnë të jenë të dytët, por tani kreu është 8 pikë larg dhe duhet të shqetësohen edhe nga dyshja Kukësi Vllaznia që i ndjek 6 pikë larg e do të përplasen së bashku për të përcaktuar atë që do të jetë ende me shpresë për të luftuar për zonën e lartë të renditjes. Skuadra e Longos e dërrmuar nga 5 golat e Partizanin, vjen krejt ndryshe nga ajo shkodrane, që mposhti Dinamon në mesjavë.

Të martën, luhet një ndeshje mbijetese, praktikiht për jashtë ose brenda. Skënderbeu e Dinamo që mbyllin renditjen duhen ti japin vetes shpresë se mund të vazhdojnë ti luajnë shanset e tyre, pa lejuar largimin e Kastriotit e Egnatias…

SUPERIORE, JAVA E XXIV

05/03/22
Tirana           19 : 45 Partizani
07/03/22
Egnatia         13 : 45 Teuta
Kastrioti       13 : 45 Laçi
Kukësi          16 : 45 Vllaznia
08/03/22
Skënderbeu 16 : 45 Dinamo



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *