• |
ide | kryesore

Dua Lipa akuzohet për plagjiaturë për këngën hit “Levitating”

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja Dua Lipa po akuzohet për plagjiaturë në këngën e saj hit “Levitating”, nga albumi shumë i suksesshëm, Future Nostalgia. Grupi amerikan i muzikës reggae, Artikal Sound System ka ngritur një padi kundër këngëtares, duke pretenduar se muzika e saj tingëllon identike me “Live Your Life” nga EP-ja e tyre, Smoke and Mirrors.

Sipas grupit, Lipa kishte pasur akses në versionin e parë të “Live Your Life” dhe kështu do të ishte “shumë e pamundur që “Levitating” të ishte krijuar në mënyrë të pavarur”.

Përveç këngëtares, është paditur edhe kompania e saj diskografike Warner Records dhe kushdo tjetër i përfshirë në produksionin e këngës.

Kënga e Lipës arriti kulmin në vendin e pestë në top listat në Mbretërinë e Bashkuar dhe në vendin e dytë në Billboard Hot 100, duke e bërë këngëtaren artisten femër më jetëgjatë që ka një hit në Top 10.

https://www.youtube.com/watch?v=oM1zTHQR-Ow&feature=emb_title



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *