• |
ide | kryesore

Gjenden dy kallashnikovë brenda makinës së djegur, në gjendje të rëndë i plagosuri

-Instant, Lajme, Të fundit



Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Vlorës, në zonën e Skelës. Mësohet se i plagosuri është Romeo Meçaj, 33 vjeç. 33-vjeçari, që fillimisht u dërgua në spitalin e Vlorës, do të niset drejt Tiranës pasi ka dëmtime të rënda. Ai ka marrë plagë në këmbë dhe kraharor. I riu ndodhej brenda makinës së tij në shesh parkim pranë stadiumit të qytetit kur afër i kanë shkuar atentatorët. Ndaj makinës së tij është qëlluar me breshëri.

Gjatë krehjes së zonës, shërbimet e policisë kanë gjetur një automjet të djegur në zonën e quajtur “7 pallatet”, në afërsi të Ujit të Ftohtë, brenda të cilit janë konstatuar dy armë zjarri kallashnikov të djegura. Policia njofton se janë “blinduar” hyrje-daljet e qytetit të Vlorës në kërkim të autorëve të ngjarjes.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *