• |
ide | kryesore

“Ishin më të favorizuar kundërshtarët sesa ne”: Halili pranon rezultatin e derbit

-Instant, Sport



Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka mbetur i kënaqur nga performance e skuadrës, edhe pse e ka pranuar rezultatin e fushës, 0-0 kundër Partizanit, si të drejtë: “Them që rezultati ishte i drejtë, lojë e bukur nga të dyja skuadrat. Mendoj që ishin më të favorizuar kundërshtarët sesa ne. Jemi të kënaqur. Kemi parë që skuadra ka humbur dhe ka ditur të kthehet. Kampionati është shumë i bukur. Gjithsecili lufton për të ecur përpara.”

Numri 1 i klubit ka lajmëruar edhe rikthimin në stadiumin e shtëpisë, Selman Stërmasi” për pjesën e mbetur të kampionatit, si një nxitje më shumë për bardheblutë në arritjen e objektivave: “Themi se kemi një skuadër të mirë, kam besim te klubi dhe stafi për ti dhënë bukuri kampionatit dhe kënaqur tifozët dhe ato për të kënaqur veten e tyre. Ne do ti bëjmë ndeshjet tek stadiumi “Selman Stermasi”, përveç asaj me Dinamon. Ajo do të jetë gati pas ndeshjes me Egnatian.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *