• |
ide | kryesore

Koronavirusi në Shqipëri/ Një humbje jete dhe 102 raste të reja në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar situatën e pandemisë në Shqipëri. Mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 1,429 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 102 qytetarë. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 9 janë në gjendje më të rënduar. Një qytetare nga Berati, 74- vjeç, ka humbur jetën nga SARS-COV2.

Ndërkohë 1,570 pacientë mbeten aktivë me Covid-19. Janë shëruar 125 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,083 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (05 Mars 2022)
Raste të reja ditore 102
Të shëruar në 24 orë 125
Të shtruar në spitale 44
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1,429

Testime totale 1,750,981
Raste pozitive 272,132
Raste të shëruara 267,083
Raste Aktive 1,570
Humbje jete 3,479



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *