• |
ide | kryesore

Lufta në Ukrainë, Blinken mbërrin në Poloni

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Blinken ka mbërritur në Rzeszow, një qytet juglindor afër kufirit me Ukrainën, i cili është bërë streha për mijëra ukrainas që janë larguar për t’i shpëtuar agresionit rus, shkruan The Guardian

Antony Blinken do të takohet me zyrtarë polakë, përfshirë ministrin e jashtëm të NATO-s dhe Bashkimit Europian, Zbigniew Rau. Më shumë se 1 milion persona janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt, kryesisht në Poloni, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët.

Pjesa më e madhe e ndihmës ushtarake e ofruar nga anëtarët e NATO-s për forcat qeveritare të Ukrainës po kalon përmes Polonisë. NATO ka refuzuar kërkesat e Ukrainës për të zbatuar një zonë të ndalim-fluturimit në vend.

Blinken tha të premten se NATO, të cilën ai e quajti një aleancë mbrojtëse, po kërkonte të parandalonte përhapjen e luftës përtej Ukrainës.

“Ne nuk kërkojmë asnjë konflikt, por nëse konflikti vjen tek ne, ne do të jemi gati dhe do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s,” përfundoi Blinken



8 Comments

  1. shenje e keqe, sa here ka lufte europa ne poloni eshte pika e thyerjes

    ishalla nuk e fryjne polonine ti futet ukraines me trupa per ta mbeshtetur kunder rusit se plasi lufta e trete tamam

  2. amerika ka deshtuar ne konfikte: me mire mos shkonte se per ndryshe do i fryje me shume zjarrit dhe me keq eshte per gjithe europen, europa duhet ti zgjithe vete problemet e veta ne menyre sa me paqesore dhe jo duke e perhapur me shume vatra lufle :ruset jane si njerez te eger n nuk duhet ti zgjosh nga gjunu por duhet ti leshe ne srofken e tyre

  3. Bilevogli blinken te vetmin sukses qe do numeroje gjate karrieres se tij do jete shpallja nongrata pa fakte e prova per arsye politike te kundershtareve te sorres plake. Nje deshtak i lindur pjese e administrates me deshtake qe amerika ka pare ndonje here. KAQ.

    1. Bilevogli blinken te vetmin sukses qe do numeroje gjate karrieres se tij do jete shpallja nongrata pa fakte e prova per arsye politike te kundershtareve te sorres plake. Nje deshtak i lindur pjese e administrates me deshtake qe amerika ka pare ndonje here. KAQ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *