• |
ide | kryesore

Valentino Rossi është bërë baba: lindi vogëlushja Giulietta

-Instant, Sport



Valentino Rossi është bërë baba. Gjatë natës, në spitalin e Urbinos, e dashura e “Doktorit”, Francesca Sofia Novello, solli në jetë të voglën Giulietta. “Mami dhe babi, jam në qiellin e shtatë! Mirë se erdhe Giulietta Rossi”, shkruhet në postimin në Instagram të prindërve të rinj me foton e këmbës së vogëlushes.

“Franci është shtatzënë, presim një fëmijë”, njoftoi Valentino Rossi në rrjetet sociale më 18 gusht, duke publikuar disa foto në të cilat shfaqej si ‘doktor’, me stetoskopin drejtuar nga barku i partneres së tij. Pak ditë më parë Françeska kishte postuar një video të dhomës së gjumit me djepin dhe pellushet gati për të pritur vajzën e tyre të parë: “Vetëm ti mungon!”. Ndërsa tani lumturia është e plotë: Giulietta lindi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *