• |
ide | kryesore

Votohet në 6 bashki të vendit/ KQZ: Materialet zgjedhore janë shpërndarë në të gjitha qendrat e votimit

-Instant, Lajme, Të fundit



Të dielën e 6 Marsit 654 qytetare në 6 bashki të vendit do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e tyre vendorë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka shpërndarë plotësisht bazën materiale për procesin e zgjedhjeve të pjesshme. Ulja e temperaturave, e shoqëruar me reshje bore rrezikoi shpërndarjen e materialeve në zonat e thella të Dibrës dhe Shkodrës. Ndërkohë në Lushnjë, u raportuan vonesa për shkak të tensioneve mes komisionerëve demokrat, disa prej të cilëve erdhën me vonesë për të marrë kutitë e votimit dhe materialet e tjera zgjedhore.

Zgjedhje do të mbahen në bashkitë: Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë, Shkodër, Dibër dhe Durrës, ndërsa kryetarët e rinj të këtyre bashkive do të qëndrojnë në detyrë për afërsisht 1 vit deri në zgjedhjet e ardhshme vendore.



1 Comment

  1. Tre muajt e parë të dënimit i shtyu duke thënë se ka dërguar një letër në një gjykatë në Francë dhe posta e ka dorëzuar. Tre muajt e dytë i shtyu duke i gënjyer që më 11 dhjetor do bëhet kryetar i PD. Tre muajt e tretë po i shtyn duke i gënjyer me 6 marsin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *