• |
ide | kryesore

22 qendra në Vorë pa kryetarë komisionesh nga PD, Celibashi: Respektuam ligjin

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka folur nga Vora për çështjen e mospranimit nga ana e PD për të propozuar kryetarë komisionesh në 22 qendra votimi në Vorë.

Sipas PD, nga Tirana janë dërguar propozime që kishin njohuri mbi sistemin elektronik të votimit dhe numërimit, që po aplikohet në Vorë, por KZAZ nuk i pranoi për shkak se ata nuk ishin nga Vora.

Celibashi, duke folur për mediat tha se KZAZ ka respektuar ligjin, ndërsa shtoi se procesi do të vijojë në Vorë pasi është plotësuar kuorumi i nevojshëm.

“Nga pikëpamja ligjore nuk ka qenë e thjeshtë që ata të vendosnin. Nga pikëpamja procedurale vendimet e tyre kanë qenë në rregull, nga pikëpamja cilësore kur ka pasur probleme janë korrigjuar nga KAS.  Nuk ka lidhje me kërkesat e KQZ-së plotësimi i kërkesave të ligjit për të pasur komisonerë në qendrat e votimit. Është zgjedhje e subjekteve politike. Rëndësi ka që propozimet për anëtarë të Komisioneve të qendrave të votimit të jenë në përputhje të Kodit Zgjedhor.

Veprimtaria e anëtarëve të KZAZ është në përputhje me ligjin. Propozimet duhet të jenë në përputhje me kërkesat e Kodit Zgjedhor. Të gjitha qendrat e votimit kanë minimumin 4 anëtarë, në 25 qendra votimi ka sekretarë dhe anëtarë që janë propozuar nga PD, në qendrat e tjera ka kuorum për të vijuar veprimtarinë, por mungon kryetari që do të duhej të propozohej nga PD”, u shpreh Celibashi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *