• |
ide | kryesore

Incident në Durrës, Jamarbër Malltezi: Më morën telefonin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një incident raportohet se ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Spitallës në Durrës ku po votohet për bashkinë e këtij qyteti.

Një përplasje ka ndodhur mes përfaqësuesve të komisionit të votimit. Raportohet se në konflikt është përfshirë edhe Jamarbër Malltezi.

Në një prononcim për Fax News, Malltezi tha se shkoi në Spitallë pas informacioneve se militantë të PS po u bënin presion zgjedhësve.

“Shkuam të verifikojmë situatën, por nuk na lejuan militantët e PS. Pas debateve situata u sqarua. Nuk bëhet fjalë për goditje, por më morën telefonin dhe me fshine videot” – tha Malltezi. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *