• |
ide | kryesore

Jason Momoa flet për ndarjen nga Lisa Bonet: Ishte e vështirë

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori i njohur Jason Momoa ka rrëfyer së fundmi se ndarja e tij nga Lisa Bonet ka qenë “e vështirë” si personazh publik.

Përmes një postimi në rrjetin social,Instagram, aktori i “Aquaman” deklaroi se ishte mirënjohës që privatësia e familjes së tij u mor në konsideratë teksa merrte pjesë në premierën e “The Batman” të martën me dy fëmijët e tyre.“Mirënjohje për fansat që u treguan mirëkuptues e duke na dhënë hapësirë ​​për fëmijët”, shkroi ai duke shtuar, “është mjaft e vështirë të ndahesh në sy të publikut. Ne e vlerësojmë privatësinë e vazhdueshme gjatë këtyre kohërave.”

Momoa bashkë me vajzën e tij 14-vjeçare, Lola, dhe djalin 13-vjeçar, Nakoa-Wolf,   shkuan në premierën e filmit për të mbështetur gjysmëmotrën e tyre, Zoë Kravitz.Aktorja e cila luan Catwoman-in në filmin e drejtuar nga Matt Reeves, është vajza e Bonet dhe bashkëshortit të saj të parë  Lenny Kravitz.”Shumë i emocionuar që të gjithë të shohin @[email protected]  e përsosur si grua mace, jam shumë krenar për ty”, u shpreh aktori. Jason dhe Lisa njoftuan në janar se po ndaheshin pas 17 vitesh së bashku dhe katër vitesh martesë./Lapsi.al

https://www.instagram.com/p/Cap5mdMPepY/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *