• |
ide | kryesore

Lufta në Ukrainë, bisedë telefonike mes Erdogan dhe Putin

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka patur një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin.

Të dy presidentët biseduan për luftën në Ukrainë që ka filluar më 24 shkurt.

Një ambasador rus në Kombet e Bashkuara thuhet se ka mirëpritur propozimet që ministrat rusë dhe ukrainas të zhvillojnë bisedime në Turqi javën e ardhshme.

Genadi Gatilov tha se ideja e Turqisë, që ministrat e jashtëm nga Ukraina dhe Rusia të takoheshin gjatë një forumi diplomatik në Antalia, ishte një ide e mirë, tha agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA.

Siç kemi raportuar më herët, një raund i tretë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusisë është caktuar për nesër. Nuk ka pasur shumë përparim në bisedime deri më tani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *