• |
ide | kryesore

Lushnje/ Djali voton edhe për nënën e moshuar, kamerat kapin gjithçka

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një rast i paprecedent është regjistruar sot në një qendër votimi në Lushnjë, ku djali ka votuar në emër të nënës së tij të moshuar. Gjithçka u pa live teksa gazetari Ervis Kuçi po raportonte në një lidhje direkte për ‘News24’.

Djali shoqëroi afër dhomës së fshehtë nënën, por kjo e fundit nuk shënoi asgjë në fletën e votimit, por i biri. Kaq mjaftoi që të ndërhynte gazetari pranë anëtarëve të komisionit, të cilët të shpallnin votën të pavlefshme dhe e moshuara votoi sërish.

Lexo më tej: Zbulohet pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 16:00, diferencë e madhe me 25 prillin 

Në një prononcim për gazetarin Kuçi e moshuara tha si fillim që nuk kishte votuar, dhe më pas se kishte votuar.

“Dy procesverbalet i nxorëm të pavlefshme, dhe zonja do të plotësojë një procesverbal tjetër ku deklaron se djali i saj e shoqëron në dhomën e votimit”, tha kryetarja e Komisionit të kësaj qendre.

https://youtu.be/nHn-P9NHXgM



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *