• |
ide | kryesore

Ndërron jetë aktori i “Game of Thrones”

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori i njohur për rolin e tij në “Game Of Thrones”, John Stahl ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare.

Lajmi u bë i ditur nga agjentja e tij,Amanda Fitzalan Howard e cila e përshkroi atë si “një aktor me aftësi të jashtëzakonshme dhe një personazh të fortë të teatrit skocez”.“John ishte një aktor me aftësi të jashtëzakonshme dhe një njeri i fortë i teatrit skocez, ku u shfaq në prodhime të shumta, si dhe në The Royal Shakespeare Company dhe The National Theatre”, u shpreh ajo. Ende nuk është zbuluar shkaku i vdekjes .Stahl portretizoi rolin e Rickard Karstark për dy sezone në Game of Thrones. Aktori mori rolin e Rickard për sezonin e dytë dhe të tretë të serialit HBO nga aktori tjetër Steven Blount.Stahl ishte i njohur gjithashtu  për rolin e tij në telenovelën skoceze, Take the High Road. Ai u shfaq në shfaqje nga viti 1982 deri në përfundimin e tij në 2003./Lapsi.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *