• |
ide | kryesore

Neville ironizon CR7 e të tjerët: “Asnjë lojtar i United nuk do të ishte titullar te City…”

-Instant, Sport



Ndizet derbi i Mançesterit mes City dhe United. Por edhe një ish-lojtar historik i Djajve të Kuq si Gary Neville është i detyruar të pranojë, tani për tani, epërsinë e qartë të Citizens. Duke folur në një debat interesant me Micah Richards për Sky Bet, ish-mbrojtësi shpjegoi se asnjë futbollist i United nuk mund t’ua vidhte vendin lojtarëve rivalë, madje as Cristiano Ronaldo.

“Unë do ta vendosja Cristiano Ronaldon në njëmbëdhjetëshen e parë të City”, tha Micah Richards me besim. Kjo deklaratë, megjithatë, i dha Neville dritën jeshile për t’u përgjigjur në një mënyrë shumë të ashpër dhe të ndershme. “Por, më falni, e cilin do të hiqnit?”. E duke mos parë përgjigje ‘të arsyeshme’ vazhdoi: “Jo seriozisht, nuk mund ta vendosësh CR7 aty titullar. Nuk mund të heqësh Foden, Sterling, De Bruyne apo Mahrez.”

Duke vazhduar shpjegimin e tij, Neville shtoi: “Asnjë lojtar i Manchester United nuk do të ishte në formacionin fillestar të Manchester City. Unë dua të jem jashtëzakonisht i sinqertë. Dias, Laporte, Cancelo, Walker – ata janë më të mirë se të katër mbrojtësit e Manchester United. Mesfusha: Fernandinho dhe Rodri janë më të mirë se mesfushorët e United. Bernardo Silva, Gundogan, De Bruyne… Bruno Fernandes është i vetmi që mund të përpiqet të arrijë atje, nëse analizojmë 12-18 muajt e fundit, por De Bruyne, Silva, Mahrez, Foden, Sterling… Nuk mund të zgjedh Brunon mbi Silvan apo De Bruyne tani. E përsëris, edhe Ronaldo nuk mund të përfshihet në njëmbëdhjetëshen titullare të Manchester City”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *