• |
ide | kryesore

Politikani e kritikon për foton me Abramovich, replikon Terry: “Flet kush ka votuar për të pushtuar Irakun”

-Instant, Sport



John Terry, ish-kapiteni i Chelsea, postoi një foto me Roman Abramovich pasi manjati rus njoftoi se dëshironte të shiste klubin, pas 19 vitesh të suksesshme dhe se do t’i dhurojë të ardhurat e shitjes për viktimat e luftës në Ukrainë. Kjo foto e ish-mbrojtësit me dedikimin: “Më i miri”, ngjalli kritikat e një parlamentari britanik. Ish-mbrojtësi, megjithatë, u përgjigj në të njëjtën mënyrë.

Parlamentari Chris Bryant, i pari që kërkoi sanksione për pronarin e Blues dhe që kërkoi sekuestrimin e klubit të Premier League, i është përgjigjur postimit të ish-mbrojtësit duke e ftuar të fshijë foton: “John, mendoj se duhet të heqësh këtë postim menjëherë, njerëzit në Ukrainë bombardohen dhe vriten ndërsa ju celebroni Abramovich “.

Por Bryant nuk u mjaftua me kaq. Në fakt, siç shpjegohet nga Daily Mail, parlamentari citoi ish-lojtarin e Chelsea gjatë një fjalimi të mbajtur në sallën e Westminster: “Nuk e di nëse e keni parë që John Terry ka postuar një foto me Abramovich, i cili është një nga miqtë e Putinit. Çfarë do të mendojnë njerëzit në Ukrainë për ish-kapitenin e kombëtares?

Shumë përdorues të Twitter e mbështetën deputetin dhe e kritikuan ish-lojtarin. Por pati edhe nga ata që e mbrojtën. Dhe në fund fjalën e mori vetë ish-qendërmbrojtësi që u kundërpërgjigj, duke sulmuar Bryant.

41-vjeçari kritikoi punën e politikanit në qeveri, duke iu referuar veçanërisht skandalit të shpenzimeve të cmendura me paratë publike dhe votës për luftën në Irak: “Ky është i njëjti parlamentar që shpërdoroi paratë e atyre që paguajnë taksat me shpenzime që vlenin një pasuri. E është gjithashtu i njëjti parlamentar që votoi që ne të pushtonim Irakun”. John Terry dëshmon edhe një herë se di të mbrohet nga sulmet e “kundërshtarëve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *