• |
ide | kryesore

Roma fiton pa Mourinhon, Mancini zbulon fjalët e portugezit: “Trajneri na tha se nuk kthehet më në pankinë”

-Instant, Sport



Mourinho, i skualifikuar, nuk mund të komentonte suksesin e Romës së tij kundër Atalantës. Në vend të tij u paraqit Gianluca Mancini dhe ai nuk ngurroi të zbulonte: “Ai na komplimentoi dhe tha se nuk do të kthehet më në pankinë, sepse pa të kemi fituar gjashtë pikë”. Pika e kthesës, në arritjen e rezultateve ishte kompaktësia e mbrojtjes: “Pas Veronës biseduam gjatë. Jemi në garë për Europën, por gjithmonë duhet të kemi sjelljen e duhur. Tani kemi nevojë për vazhdimësi.”

Objektivi për Romën mbetet një vend në Ligën e Kampionëve dhe këto tre pikë e rikthejnë në lojë: “Mbeten gjithnjë e më pak ndeshje deri në fund, sot nuk them se ishte një ndeshje fantastike, por ishte e rëndësishme të fitonim”, komentoi Mancini për DAZN -. Atalanta ka një ndeshje më pak. Kështu që, duhet të bëjmë sa më pak gabime dhe të shohim në fund”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *