• |
ide | kryesore

Rusia kërcënon hapur shtetet që ndihmojnë Ukrainën

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Rusia ka paralajmëruar se shtetet që i ofrojnë Ukrainës mundësinë për të shfrytëzuar hapësirën e tyre ajrore për të sulmuar ushtrinë ruse, do të konsiderohen si të përfshirë në konflikt.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes ruse për agjencinë mediatike Interfax.

Përveç kësaj, Igor Konashenkov thotë se edhe ato shtete që i vendosin aeroportet e tyre në dispozicion të ushtrisë ukrainase, do të konsiderohen armiq.

“Përdorimi i rrjeteve të aeroporteve të këtyre vendeve për bazën e avionëve ushtarakë ukrainas dhe përdorimi i tyre pasues kundër forcave të armatosura ruse mund të konsiderohet si përfshirje e këtyre shteteve në një konflikt të armatosur”, shprehet Igor Konashenkov.



3 Comments

  1. Ky sikur nuk e pranonte qe ishte lufte tani na doli qe po nderhyjne ne konflikt te armatosur kurse per morrat e kuq qe skane buke te mbushin barkun e pellasin ka ne te vjet se fajin vazhdon ta kete Saliu Mjere ai milet Kot nuk thone qe i zgjuari vuan nga perzgjedhja e injoranteve Vazhdoni me avazin tuaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *