• |
ide | kryesore

Sot votohet në 6 bashki/ Hapen qendrat e votimit, probleme në Dibër dhe Shkodër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mbi 654 mijë shtetas kanë mundësi të votojnë sot për të zgjedhur kryetarët e bashkive në Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë, Shkodër, Dibër dhe Durrës. Në garë janë kandidatët e PS, PD dhe koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’. Të zgjedhurit në këto votime do të kenë një mandat 1-vjeçar. Në të 6 bashkitë do të jenë 941 qendra votimit që do të jenë të hapura nga ora 07:00-19:00.

Për shkak të motit të keq dhe rrugëve të bllokuara nga dëbora raportohen probleme në zonat e thella të Shkodrës dhe Dibrës.

Në Dibër, si pasojë e reshjeve të borës ka probleme me energjinë elektrike në Njësitë Administrative Lurë, Selishtë, Zall Dardhë, Zall Reç, Sllovë dhe Luzni. Procesi i votimit ende nuk ka filluar në qendrat e votimit të këtyre njësive pasi nuk funksionon lexuesi elektronik.

Në të gjitha qendrat e votimit do të jetë identifikimi elektronik, ndërsa në Vorë votimi dhe numërimi do të jetë elektronik ku rezultati do të bëhet me dije menjëherë pas zgjedhjeve. Për pesë bashkitë e tjera, rezultati pritet të dalë brenda 48 orëve.

Kandidatët e PD

Bashkia Shkodër, Xhemal Bushati,
Bashkia Durrës: Luan Hoti
Bashkia Lushnjë: Indrit Sefa,
Bashkia Dibër: Luan Haka
Bashkia Rrogozhinë: Ferdinand Saraçi
Bashkia Vorë: Ymer Marku.

Kandidatët e PS

Për Bashkinë Durrës: Emirjana Sakon
Për Bashkinë Shkodër: Majlinda Angonin
Për Bashkinë Dibër: Rrahim Spahiun
Për Bashkinë Rrogozhinë: Edison Memolla
Për Bashkinë Vorë: Blerim Shera
Për Bashkinë e Lushnjës: Eriselda Sefa

Kandidatët e Shtëpia e Lirisë (Sali Berisha+LSI+PDK)

Bashkia Shkodër: Bardh Spahia
Bashkia Durrës: Ardian Muka
Bashkia Lushnjë: Eton Bano
Bashkia Dibër: Premtim Kryemadhi
Bashkia Rrogozhinë: Hekuran Xhani
Bashkia Vorë: Lulzim Vrana



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *