• |
ide | kryesore

Tabaku: PS dhe LSI janë bërë bashkë në Vorë, nuk lejojnë komisionerët e PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në 22 qendra votimi në Vorë nuk ka komisionerë të Partisë Demokratike të cilët po qëndrojnë vetëm si vëzhgues. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se shkak është bërë kërkesa e PD-së për të emëruar komisionerë që nuk janë banues në Vorës.

Kjo kërkesë e PD-së është rrëzuar nga KZAZ e Vorës. Selia blu e ankimoi në KAS i cili vendosi në orën 2 pas mesnatës që komisionerët të merreshin nga lista e vullnetarëve të rregjistruar në KQZ.

“PD ka të drejtën që të bëjë propozimet për komisionerë. Ka dërguar propozimet në KZAZ, por kjo konstatoi se emrat nuk ishin me vendbanim në Vorë siç e kërkon edhe ligji. Nga komunikimi me PD më është thënë se nuk e kanë pasur të mundur të dërgonin anëtarë komisionesh nga Vora për shkak të intimidimeve që ata kishin aty. Nëse kjo ka ndodhur kemi të bëjmë me një tjetër vepër penale.

PD e pranon që emrat që ka propozuar nuk janë banorë të Vorës. KZAZ ka marrë vendim për të mos i pranuar. Në këto kushte PD pretendon që përsa kohë është e pamundur që komisionet të plotësohen me 7 anëtarë, KQZ t’i vendosë një listë me komisionerë vullnetarë.

KZAZ e ka bërë këtë kërkesë dhe ne e kemi hapur një listë online dhe ne ia kemi dërguar KZAZ, por ajo e ka rrëzuar edhe listën tonë.

KZAZ thotë se edhe këta duhet të jenë banues në Vorë. PD u ankua në KAS dhe ky i fundit e rrëzoi vendimin e KZAZ. Mesa kam dijeni KZAZ e ka respektuar vendimin e KAS.

PD mendon se KZAZ nuk e ka respektuar vendimin e KAS. Kam ngarkuar përfaqësues të administratës së KQZ për të verifikuar se si është zbatuar ky vendim” – tha Celibashi.

Ka reaguar nga Vora, deputetja e PD-së Jorida Tabaku që tha se PS dhe LSI u bënë bashkë kundër selisë blu.

“Në një vendim të paprecedent të komisionerëve të PS dhe LSI në KZAZ është marrë vendim për të mos regjistrojnë komisionerët e PD. Janë emëruar ndërkohë 22 sekretarë të PD, por jo 22 kryetarë të PD të cilët po qëndrojnë si vëzhgues, por nuk po kryejnë detyrëne tyre. PS dhe LSI nëpër komisione kanë refuzuar të zbatojnë këtë vendim të KAS. Ne sollëm komisionerë nga Tirana meqë ata kishin përvojë në votim elektronik në njësinë 10” – tha Tabaku. ©LAPSI.al



4 Comments

    1. dava kurvicke e vogel,

      keta pa mbrojtjen e rames dhe leket e rames mshefen per fraksion te sekondit , nuk i mbeshtet njeri nuk i beson njeri

      une jam i majte, por nuk dua te votoj majtas pse duhet te votoj bashen kur kam veliajn dhe ramen aty,

      berishen nuk e votj se ai e ka fajin gjithmone

      lsi eshte e vetmja qe mund te votoj sepse jane hajdute jane te majte dhe nuk vjedhin sic vjedh eduard shalsi tek emisioni i sokol balles , majtoshit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *