• |
ide | kryesore

Ulen shifrat e Covid-19 në Shqipëri/ Regjistron 78 të infektuar dhe 3 humbje jete

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar shifrat e pandemisë në vendin tonë. Vihet re një rënie e numrit të personave të infektuar, ndërsa raportohen 78 raste të reja këtë të dielë. Fatkeqësisht në 24 orët e fundit ka patur tre humbje jete : një qytetar nga Kavaja 68- vjeç, një qytetar nga Tirana 71 vjeç dhe një qytetar nga Durrësi 77 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 46 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 114 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 1,531 pacientë janë ende aktivë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *