• |
ide | kryesore

Video/ City, një autoblindë për United: De Bruyne e Mahrez turpërojnë Ragnick

-Instant, F1, Sport, Video



City shumë i fortë për United. Në javën e 28 të Premier League, derbi i Mançesterit kurorëzon djemtë e Guardiolës, fitues 4-1 në një ndeshje të dominuar totalisht me rezultat e në lojë. Dygolëshi i De Bruyne dhe Mahrez i çojnë kryesuesit në +6 nga Liverpool, ndërsa Djajtë e Kuq (të cilët kishin barazuar provizorisht me Sanchon) largohen nga zona Champions League, edhe për shkak të suksesit 3-2 të Arsenal në Watford, të nënshkruar nga Odegaard, Saka dhe Martinelli.

MANCHESTER CITY – MANCHESTER UNITED 4-1
City shtyp United dhe ngjyros Mançesterin në blu. Të besuarit e Guardiolës fitojnë derbin 4-1 dhe i përgjigjen suksesit të djeshëm të Liverpool, duke u rikthyer në +6 (por me një ndeshje më shumë) ndaj rivalit të vetëm të besueshëm në Premier League. Një ndeshje me sens unik në lojë dhe në konstruksion: De Bruyne i mjaftuan 5 minuta për të lëvizur rezultatin, duke shfrytëzuar krosimin e ulët të Bernardo Silvës. United ndizet papritmas dhe gjeti barazimin në minutën e 22 me Sanchon, i aftë të shënonte me të djathtën golin e 1-1. Megjithatë, barazimi nuk zgjati shumë. Foden shpiku një veprim fantastik dhe detyroi De Gean të ndërhyjë, por topi shkoi tek De Bruyne, që me një diagonale nënshkroi dygolëshin personal. United, pa të dëmtuarin Cristiano Ronaldo, e kishte të vështirë për të krijuar rreziqe, ndërsa Citizens luajtën në maksimum: në minutën e 68 Mahrez u çlirua në goditjen e këndit të De Bruyne dhe goditi fluturimthi me të majtën, duke e dërguar topin (me ndihmën e një devijimi të lehtë nga Maguire) aty ku portieri nuk mund të arrijë. Banda e Rangnick u fundos përfundimisht nga goli i dytë i Mahrezit, që fiksoi 4-1 përfundimtar. Ndëshkim i drejtë për paraqitjen e United, gjithnjë e më larg Champions League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *