• |
ide | kryesore

43-vjeçari nga Lezha i shpëton për herë të dytë një atentati me armë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Lezhës njoftoi mbrëmjen e së hënës për një ngjarje të rëndë të ndodhur rreth orës 14:15, ku një 43-vjeçar është ka njoftuar se në afërsi të një lokali në dalje të qytetit është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, por nuk ka marrë asnjë dëmtim.

Mësohet se personi që ka bërë denoncimin është Alekasandër Deda. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë të cilat gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe krehjes së zonës nuk kanë konstatuar gëzhoja.

Policia thotë se një grup hetimor vijon punën për ta zbardhur ngjarjen pasi ky është atentati i dytë brenda 2 vitesh të cilit i shpëton 43-vjeçari.

Në dhjetor të vitit 2020, Dedës iu bë pritë me armë ku mbeti i plagosur. Ai mori 3 plumba kallashnikovi, por mbijetoi. Në atë kohë ai nuk pranoi të bashkëpunonte me policinë duke mos rrëfyer dyshimet apo konfliktet që kishte. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *