• |
ide | kryesore

Ardian Muka: Ne fituam një kauzë shpirtërore dhe morale

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kandidati i koalicionit “Shtëpia e lirisë”, Ardian Muka në Durrës tha se fituan një kauzë shpirtërore dhe morale. Ai ishte kandidati i dytë më i votuar duke spostuar të tretin Luan Hotin e mbështetur nga Lulzim Basha. 

“Të dashur qytetarë, votues të djathtë dhe të majtë, bashkëpunëtorë të ngushtë të “Shtëpisë së lirisë”, të rinj dhe të moshuar, ju përulem përpara mbështetjes që më keni dhënë në këtë fushatë entuziaste. Duke falènderuar secilin prej jush, them me bindje se votëbesimi juaj nuk do të humbasë kurrë! Siç kam qenë në ballë të përplasjeve më të vështira prej vitesh, ashtu do të vazhdoj që të përballem për të mbrojtur çdo kauzë dhe çdo interes në të mirë të qytetit dhe qytetarëve tanë të dashur. Sot ne fituam një kauzë shpirtërore dhe morale, kauzën e mirësisë qytetare! Prandaj ne më shumë se kurrë, do të vazhdojmë misionin tonë për rikthim të shpresës dhe ndryshimit!
I juaji, Ardi!”, shkruan Muka.

Ardian Muka doli fuqi e dytë në Durrës, duke marrë 19,876 vota, ndërsa Emiriana Sako mori 39,157 votash.



5 Comments

  1. Te tera ata qe votonin djathtas iken nga Shiperia .Tani kane mbetur tere ata bythgrisurit qe genjehen me nje thes miell.Megjithe ate nuk do paragjykuar shume se ne ate dite jane katandisur qe nuk kane buke te hane dhe nga e keqja marrin ate thesin e miellit .Por harrojne se ate thes e marrin njehere ne kater vjet dhe pastaj hane leshte e murros.Kane mbetur Hajdutet ,grabitesit ,Hashashxhinjte qe i votijne keta plehrat–MAVI-

    1. Votat jane bio. Per 1 muaj u realizua transformimi i madh. Brava iku per lesh sic ishte nisur. Rames shum shpejt i vjen fundi. Populli po merr ne dore fatet e tij.

  2. Rendesi ka qe keto zgjedhje treguan opoziten e vertete dhe i trefuan Kimute camcakizit se ke mbeshtet elektorati opozitar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *