• |
ide | kryesore

Berisha: Lul Brava i vetmi demokrat që nuk njeh humbjen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur pas përfundimit të procesit zgjedhor, ku kandidati i mbështetur prej tij Bardh Spahia u shpall fitues në Bashkinë e Shkodrës.

Berisha deklaroi nga oborri i Kuvendit se këto zgjedhje treguan se kush është opozita e vërtetë, ndërsa shtoi se Lulzim Basha është i vetmi opozitar i cili nuk njeh humbjen.

Falenderoj demokratë dhe demokrate dhe anëtarë të LSI dhe PDK që u angazhuan në këtë fushatë elektorale për kandidatët tanë që përfaqësuan alternativën e ‘Shtëpisë së Lirisë. Mirënjohje të veçantë ka për ata që numëruan mbrëmë, e zbardhën në detyre. Natyrisht rezultati u arrit në kushtet më të vështira në 30 vjet. Rama me patericën e tij me shtojcën e tij Lulzim Brava i cili sot është demokrati i vetëm në Shqipëri që nuk humbet dhe nuk ka humbur. Pra i ka dhënë një zgjidhje përfundimtare problemit duke shpallur çdo humbje në mos fitore të paktën jo humbje. Këto zgjedhje janë kushtrimi më i fuqishëm për çdo demokrat që të bashkohemi. Populli opozitar votoi opozitën e vërtet5ë, të bashkohemi rreth PD-së së Rithemeluar dhe fitoren e Shkodrës ta shtrijmë në mbarë Shqipërinë’, tha Berisha.



12 Comments

  1. Urime Doktor!

    nuk e priste kush qe pas 8 vjetesh pa pushtet real, me tere te emeruarit e pd kunder, me te te re pushtetin e rames kunder, me ter mediat kunder, me ameriken kunder tia dalesh perseri

    arritja me e madhe kjo doktor, per ty mosha eshte numer, urime per fitoret e rradhes deri ne largimin e rames

  2. Zgjedhjet ishin skandaloze, si per brava-mbajtesit ashtu dhe per brava-thyesit. I fituar ed rama, qe tani ska me nevoj as te hedhi lek per zgjedhje. Keto zgjedhje thjesht treguan ate qe te gjith e din: si Basha ashtu dhe Berisha duhet te hain krahun e ta leshojn PD-ne nga pengmarrja.

  3. Nese Bashen e hodhen ne ferr, Berisha per demokratet mbetet ne purgator ku mesa duket do t’i duhet me shume kohe per te pastruar mekatet e tij dhe ato qe i toleroi Lulit. Gjithsesi, shpresat qe pluralizmi te mbijetoje u bene edhe me te pakta pas ketyre zgjedhjeve. Ne fakt, ne kete moment jane shume prane zeros. Shkodra konfirmohet si keshtjella e fundit e opozitarizmit!

  4. Zoti Berisha vertete Basha nuk ka humbur pasi ai unifikohet me Ramen qe ka fituar prandaj thote nuk kam humbur.

    Urime se per dy muaj ngrite opoziten e vertete, tani Kim te qerohet nga ky vend se percau opoziten ate qe asnje

    qeveri apo ambasade e BE se ka bere.

    Sherbetore per interesa te vogla ne ballkan te mazhorances mafioze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *