• |
ide | kryesore

Dalin shifrat e para për votimet në bashkitë e Shkodrës, Lushnjes dhe Rrogozhinës, disa supriza

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas daljes së rezultatit të bashkisë Vorë, në bashkitë e Shkodrës, Lushnjes dhe Rrogozhinës ka nisur numërimi. Numërimi pritet të nisë edhe në bashkitë Durrës dhe Dibër.

Lapsi.al sjell rezultatet e deri tanishme të raportuara nga KQZ, të përmbledhura si më poshtë:

SHKODRA: Në kryesim kandidati Bardh Spahia i “Shtëpisë së Lirisë” 

Në vend të dytë është Majlinda Angoni e PS-së me një diferencë jo të madhe, ndërsa Xhemal Bushati i PD-së zyrtare mbetet shumë mbrapa me vetëm 21% të votave të numëruara deri tani.

Deri tani janë numëruar 12 qendra votimi nga 250 në total.

LUSHNJA: Në kryesim kandidatja e Partisë Socialiste, Eriselda Sefa 

Kandidatja e PS-së ka një diferencë të dukshme me dy kandidatët e opozitës. Por, vlen për t’u përmendur se kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” së Sali Berishës është 22% më shumë me vota deri tani krahasuar me kandidatin Indrit Sefa të PD-së zyrtare.

Në Lushnje janë numëruar 22 nga 157 qendra votimi.

RROGOZHINË: Kryeson kandidati i PS-së, Edison Memolla 

Këtu gara për vendin e dytë dhe të tretë është më e ngushtë. Kandidati i PD-së zyrtare ndodhet në vendin e tretë dhe kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” ndodhet në vend të dytë.

Në Rrogozhinë janë numëruar deri tani 15 nga 53 qendra votimi.

Lexo më tej: Zgjedhjet/ PS dominon Vorën, Berisha dominon Bashën me vota 

©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *