• |
ide | kryesore

Dua Lipa paditet sërish për plagjiaturë në këngën “Levitating”

-Instant, F1, Paparazzi



Këngëtarja Dua Lipa po përballet së fundmi me një padi të dytë për këngën e saj Levitating.

Kantautorët L Russell Brown dhe Sandy Linzer kanë ngrejtur një padi për të drejtat e autorit pasi pretendojnë se melodia e hapjes së këngës hit, është një “dublikatë” e melodisë së dy këngëve të  tyre të vitit 1979 Wiggle and Giggle All Night dhe e vitit 1980 Don Diablo.Autorët e këngëve përmendën si provë intervistat e Lipas, në të cilat ajo “pranoi se qëllimisht imitonte epokat e mëparshme” dhe “mori frymëzim”  për tingullin “retro” të albumit të saj të vitit 2020, Future Nostalgia.Javën e kaluar,Dua u padit nga grupi  Artikal Sound System, i cili deklaroi se kënga  ishte aq e ngjashëm me këngën e tyre ‘Live Your Life ;të vitit 2017 saqë ishte shumë e pamundur që Levitating të ishte krijuar në mënyrë të pavarur,/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *