• |
ide | kryesore

Hungaria heq pothuajse të gjitha masat kufizuese ndaj Covid-19

-Instant, Arkiva, Planet



Pothuajse të gjitha kufizimet e fundit të mbetura ndaj Covid-19 u hoqën në Hungari, që do të thotë se nuk ka më nevojë për maskë në hapësirat e brendshme të aksesueshme nga publiku ose në transportit publikë.

Hungaria ka hequr tashmë shumë masa të tjera.

Edhe pasi valë të mëtejshme të koronavirusit goditën vendin gjatë vjeshtës dhe dimrit, ajo nuk i rivendosi masat kufizuese.

Kritikët akuzojnë qeverinë e kryeministrit Viktor Orban për mangësi serioze në përgjigjen ndaj pandemisë.

Nga afërsisht 10 milionë banorët e saj, më shumë se 44 000 persona kanë vdekur deri më tani nga një infeksion me koronavirus.

Në të kundërt, në Austrinë fqinje, me 9 milionë banorë, shifra është 15 mijë.

Vetëm 63% e hungarezëve janë vaksinuar të paktën dy herë, krahasuar me 74% në Austri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *