• |
ide | kryesore

Mbledhja me dyer të mbyllura/ Grida Duma i del përballë Bashës: A ke ti përgjegjësi…

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka qenë mjaft e ashpër ndaj kryetarit Lulzim Basha në mbledhjen e grupit parlamentar që po zhvillohet në këto momente. Ajo ka kërkuar që Basha të marrë përgjegjësi pas humbjes në zgjedhjet e 6 marsit.

“Para se të na drejtohesh ne me pyetje, kam ynë një pyetje për ty: “A ndjen ti kryetar përgjegjësi morale, personale për këtë humbje?!

Lideri në një parti politike është 90% dhe numrat 2, 3 apo 27 çfarëdo të bëjnë nuk e zëvendësojnë dot as përmirësojnë dot liderin. Dëgjova që e nisët fjalën tuaj kryetar duke thënë ose me mua ose këtu do t’ju vijë Sali Berisha.

Sali Berisha duke dashur t’ju mundë ju, mundi Partinë Demokratike. Në këtë garë për shkak të luftës midis Sali Berishës dhe jush humbi Partia Demokratike.

Në këtë betejë ne bëmë gjithçka të mos e bënim betejën “Berisha kundër Bashës”, por nuk e evituam dot.

Ju thoni sot ketu “o te jem unë ose këtu do jetë Sali Berisha”, pra o unë, o askush nuk mundet. Ç’ka do të thotë që kulti i individit që po luftojmë është ende më i rrënjosur.

Kjo garë u bë “PD kundër PD” dhe kjo nuk është në asnjë moment e pranueshme më. Nëse doni të jeni i sinqertë vertet ju keni humbur shume beteja, dhe nga ky pranim nis zgjidhja.

Nëse doni te jeni i sinqertë bëni pyetjen troç. Ka dy pyetje të mundshme qe mund të na bësh e para: Ju lutem bëhuni me mua të gjithë që unë të mbaj Partine Demokratike se kështu dua unë si individ.

Pyetja tjetër është: Si do bëjmë që përtej meje të ngremë Partine Demokratike për vetë Partine Demokratike. Cilën pyetje po na drejtoni të parën apo të dytën?” – ka thënë Duma në mbledhje.
©LAPSI.al



5 Comments

  1. Pse tani e morët vesh ju syleshet e “PD” me çfar mashtruesi keni të bëni?! Ne mos idioter jeni naivë, te dyja te papranueshme.

    … Po rrini rrini se na shkrite, jeni bërë për barcaleta! Merrni lugët njerëz se u bë deti kos te “PD”!

  2. Grida Duma ta njeu me ne fund lageshtine suma. Thone qe minjte jane te paret qe braktisin anijen qe po mbytet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *