• |
ide | kryesore

Mbyllet pa surpriza numërimi në Durrës/ Në bashki mbetet kandidatja e PS-së Emiriana Sako

-Instant, Lajme, Të fundit



Numërimi i votave të zgjedhjeve të zgjedhjeve të pjesshme lokale kanë përfunduar edhe në një tjetër bashki. Partia Socialiste ka arritur të marrë një tjetër fitore në Durrës, duke pasuar atë të Vorës, Dibrës, Rrogozhinës dhe Lushnjës. Kandidatja e PS, Emirjana Sako, ka siguruar më së shumti vota, ndjekur nga kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Ardian Muka, dhe ai i PD, Luan Hoti. Sako numëron 39.090 vota duke lënë pas kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, Ardian Mukën i cili ka marrë 19.844 vota.

Mbetet edhe një bashki e fundit, ajo e Shkodrës, që të shpallen rezultatet përfundimtare të këtyre zgjdhjeve. Shkodra është e vetmja bashki që sërish ka zgjedhur t’i besojë të djathtëve. Kur janë numëruar më shumë se 60 përqind e kutive, garën e udhëheq me mbi 43% kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ Bardh Spahia , i ndjekur nga socialiste Majlinda Angoni me 39.7%.



2 Comments

  1. Derisa non-graten ta shpallin vete shqiptaret,ky popull do vuaje akoma me shume.
    Se ç’presim akoma,nuk e di.
    Durresi turp,ka qytetare normale më ky vend,apo eshte dakort me nenshtrimin,vjedhjet,diktaturen.
    Bravo Shkodra,nuk shitet e blihet,qytet trimash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *