• |
ide | kryesore

Ndërron jetë aktori i ” Good Times’

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori Johnny Brown ka ndërruar jetë në moshën 84 vjecare.

Lajmi u konfirmua nga vajza e Brown, aktorja Sharon Catherine Brown nëpërmjet llogarisë së saj në Instagram.”Familja jonë është e shkatërruar.Ne me respekt kërkojmë privatësi në këtë kohë sepse na duhet një minutë për të përpunuar të pamendueshmen. Nuk është ende reale për ne.Babai ishte më i miri . Ne e duam shumë atë”, shkruajti aktorja. Ajo zbuloi për TMZ se para  se të vdiste,  Johnny ishte në zyrën e mjekut të tij në Los Anxhelos për të kontrolluar stimuluesin kardiak. Megjithatë, pak pasi u largua rutinë, ai pësoi arrest kardiak dhe u rrëzua. Aktori  u shpall i vdekur pasi u transportua në një spital aty pranë.Brown ishte i njohur për rolin e mbikëqyrësit të ndërtesave Nathan Bookman në komedinë Good Times të CBS në Çikago, Pas përfundimit të serialit në 1979, ai mori pjesë në  “Archie Bunker’s Place”, “The Jeffersons”, “Fantasy Island”, “Punky Brewster”, “Moonlighting, “Martin”, “Family Matters”, “Motra, Motra”, “The Jamie Foxx Show”, “Touched By An Angel”, “Kenan & Kel” dhe “Everybody Hates Chris”./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *