• |
ide | kryesore

Negociatat/ Delegacioni ukrainas mbërrin në Bjellorusi për raundin e tretë të bisedimeve

-Instant, Arkiva, Planet



Delegacioni ukrainas ka mbërritur në Bjellorusi për raundin e tretë të bisedimeve me Rusinë, pas dy seancave të mëparshme që nuk arritën të prodhonin përparim drejt paqes.

Në fokus të bisedimeve do të jetë edhe njëherë korridoret humanitare, për të lejuar civilët ukrainas të shpëtojnë nga veprimet ushtarake, ndërsa bombardimet ruse vijojnë në shumë qytete ruse.

Gjatë natës të së dielës, një propozim i ri nga Rusia u cilësua “i papranueshëm” nga zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, pasi u bë e qartë se njerëzve që ikin nga Kievi do t’u ofrohet kalim i sigurt në aleatin e Rusisë, Bjellorusinë, ndërsa ata në Kharkiv do të kenë një korridor që të çon në Rusi

Nga katër qytetet e përmendura, vetëm ato më të voglat – Mariupol dhe Sumy – kanë rrugë evakuimi që të çojnë në pjesë të tjera të Ukrainës. Një zëdhënës i Presidentit të Ukrainës Zelensky e quajti këtë “një histori krejtësisht imorale”.

Më shumë se 1.7 milionë ukrainas janë larguar deri më tani nga vendi i shkatërruar nga lufta, ndërsa pushtimi vazhdon në ditën e saj të 12-të.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *