• |
ide | kryesore

Numërimi i votave/ PD e Bashës ka ende shpresë të dalë forcë e dytë në këtë bashki

-Instant, Arkiva, Lajme, Pikante, Të fundit



Pasi e nxorri Partinë Demokratike zyrtarisht forcë të tretë në Vorë, Lulzim Basha po ndjek kandidatët e tij me shpresë për një vend të dytë në bashkitë e tjera. Por shkëputja e kandidatëve të Berishës ka qenë e shpejtë në katër bashki, përveçse në njërën prej tyre.

Kur ora sapo ka kaluar 03:00 të mëngjesit, vetëm Ferdinand Saraçi, kandidati i Bashës në Rrogozhinë, ka ende shpresë të arrijë Hekuran Xhanin e Berishës. Deri në këtë orë janë numëruar 27 nga 53 qendra votimi gjithsej. Diferenca është pak më shumë se 100 vota. Me pak fat, PD e vulës mund t’ia dalë të mos jetë forcë e tretë në Rrogozhinë të paktën. Forca Basha!



2 Comments

  1. Rreth 90% e mediave e gazetarëve shqiptarë janë bërë pjesë e patronazhistëve të Edi Ramës.
    Padyshim që për të fundosur opozitën kundër tij, ai vetë e mediat mbështetëse të tij, kanë bërë çmos që të humbasë Partia demokratike legale e të fitojë “Shtëpia e Ilirit”, vetëm për “krimin e madh” se Basha përkrahet nga SHBA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *