• |
ide | kryesore

Rama bën të pamundurën, ndërlidh fitoren e Rilindjes në zgjedhje me luftën në Ukrainë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama do të duhej të reagonte për fitoren e pesë nga gjashtë bashkive në zgjedhjet e ditës së djeshme. Dhe reagimi i tij erdhi vetëm para pak minutash në Facebook.

Kishte mbi 10 ditë që kryeministri reagonte vetëm për luftën në Ukrainë. Rama me intensitetin e postimeve lidhur me tragjedinë në Ukrainë, po personifikonte veten me solidarizimin për Ukrainën.

Duke qenë se dje u mbajtën zgjedhje, reagimi i tij do të qe i mirëpritur. Por! Dhe këtu është një “por” që duhet theksuar. Kreministri në shkrimin në FB vetëm një paragraf ia dedikoi fitores së Rilindjes në zgjedhje, ndërsa tre paragrafë të tjerë i lidhi, prap, me Ukrainën. ©Lapsi.al 

Postimi: 

Zgjedhjet e djeshme i dhanë Partisë Socialiste as më shumë e as më pak se sa prisnim. 5 nga 6 bashkitë në garë – me një fushatë pa i ndezur motorët e qendrës dhe me një hendek votash nga rivalët edhe më të madh se sa tregonin projeksionet tona. Urime fituesve dhe faleminderit të gjithë atyre që u angazhuan për këtë rezultat, po mbi të gjitha faleminderit zgjedhësve, të cilët dje ushtruan pushtetin e tyre vendimmarrës në interes të komunitetit.

Thënë kjo, nuk rri dot pa shtuar sot se ajo që po ndodh në më pak se dy orë vijë ajrore nga Shqipëria, e bën të pamundur shijen legjitime të kësaj fitoreje. Sa hap e mbyll sytë bota ku jetonim ka rindryshuar përsëri. Por ndryshe nga ndryshimi i përkohshëm që na ka imponuar pandemia, ky rindryshim duket se nuk do të jetë aq i përkohshëm. Lufta po vret e po shkatërron në Ukrainë, por po i fut kthetrat e ndikimit të saj kudo, në tregjet e mëdha e të vogla, ku jeta e përditshme po shtrenjtohet orë e minutë nën bombat e pasigurisë që lufta mbjell kudo.

Sa hap e mbyll sytë filmat me Luftën e Tretë Botërore, armët atomike, shkretimin e vendbanimeve, ia kanë lënë vendin realitetit të jetës sonë, ku duket sikur s’ka më asnjë çmenduri të pamundur dhe sikur as vetë fundi i botës, nuk mund të përjashtohet si një nga skenarët e mundshëm. Ndërkohë ne kemi fituar Dibrën, Durrësin, Lushnjën, Vorën e Rrogozhinën, me rezultate përtej parashikimeve më optimiste! Por sot lartësia e sfidës është ku e ku më shumë marramendëse, se sa mirëqeverisja e këtyre bashkive dhe se sa të gjitha sfidat qeverisëse deri fare pak ditë më parë.

Ia dolëm me tërmetin dhe me pandeminë, e gabimisht menduam se më e keqja kaloi. Kjo që sapo na ka dalë përpara është më e keqja fare. Duhet me se s’bën t’ia dalim edhe kësaj. Të bashkuar, jo të ndarë.
💔🇺🇦



9 Comments

  1. Madame Madewell dhe Edvin Kristaw Rama kane siguruar breza me pasurine qe kane vene duke RRJEPUR kete vend🤮💩🤮💩👎 thotë:

    Kete e kishte parashikuar Lideri Global prandaj e ndertoi pallatin e vet nje bunker gjigand ku strehohet dhe ben analizen e luftes nga bunkeri i Surrelit O zot bej dicka per kete popull qe shkaterrohet cdo dite nga my “njeri” Qe I pelqen vetja🙏🏻🙏🏻🙏🏻

  2. Linda dhe lideri u pa durian me kohen e pandemise do ta dhjete fishojn tani ne kohen e luftes!!!! thotë:

    Ne kete krize populli do te haje bar kurse udheheqesi jone qe “ju shtofte jeta”perfiton si gjithmone te ndertoje dhe ca kulla te tjera sic beri me kohen e pandemise dhe te fali per qoka toka me bregdet dhe si gjithmone do te shtohen me shume kalimi I kamioneve me BANANE ! Popull dele 😕😤

  3. Legen plehre njerezit po vriten , kurse ti tall byllen. O neveri qe e ke emrin Edvin.

    Nuk e urojme tek familja jote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *