Partia Socialiste fitoi 5 nga 6 bashkitë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, Berisha mori bastionin historik të demokratëve, Shkodrën, ndërsa Lulzim Basha i dha PD-së së vulës një rezultat katastrofik, aq sa kishte qendra ku kandidati i tij kishte dalë me zero vota. Kjo është panorama e zgjedhjeve në përfundim të procesit të numërimit.
Vora
Kjo bashki nxorri rezultatin më të shpejtë duke qenë se u aplikua numërimi elektronik. Lulzim Basha ishte në vendin e tretë me vetëm 6.3% të votave. Fituesi është Blerim Shera me 69.4% të votave. Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” u rendit i dyti 24.3% të votave.

Rrogozhina
Edison Memolla i PS-së do të drejtojë bashkinë në 10 muajt e ardhshëm. Ai fitoi 60,7% të votava. Vetëm në këtë bashki kandidati i Lulzim Bashës doli i dyti me 22% të votave përkundër 17.3% që mori kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.

Durrësi
Emiriana Sako ka fituar me një diferencë të thellë kundrejt dy kandidatëve. Ajo mori 57,6% të votave. Në vendin e dytë është kandidati “Shtëpisë së Lirisë” Ardian Muka me 30,7% të votave. Edhe në këtë bashki Lulzim Basha me kandidatin e tij Luan Hoti është renditur i treti me vetëm 11.7% të votave.

Lushnja
Eriselda Sefa e PS-së fitoi 58.8% të votave. Elton Bano i kolicionit “Shtëpia e Lirisë” u rendit i dyti me 30.8% të vota dhe sërish kandidati i Lulzim Bashës në vendin e tretë me vetëm 10.4% të votave.
Lushnje – Kandidatja e PS-së, Eriselda Sefa mori fitoren në bashkinë e Lushnjes me 21,477 vota, ndërsa pas saj u rendit Elton Bano i “Shtëpisë së Lirisë” me 11,238 vota dhe në fund kandidati i PD, Indrit Sefa me 3,809 vota.

Dibra
Kryetari i kësaj bashkie është zgjedhur Rahim Spahiu i mbështetur nga Partia Socialiste me 60.8% të votave. I dyti është renditur kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” Premtim Kryemadhi me 19.5% të votave. Luan Haka i PD-së është në vendin e tretë me 19.3% të votave, ndërsa i katërti është kandidati i LRE Dritan Torba me 0.4% të votave.

Shkodra
Bardh Spahia i “Shtëpisë së Lirisë” fitoi me 43.7% të votave. E dyta u rendit Majlinda Angoni e PS-së me 39.5% të votava. As në këtë bashki s’ka surprizë për Lulzim Bashën, kandidati i tij u rendit i treti me 16.8% të votave. ©LAPSI.al

Nuk ka diskutim se PS ne pushtet me metodat e veta tashme te bera publike jo vetem brenda vendit
por edhe nderkombetarisht mund te fitonte edhe ne Shkoder edhe sikur per kete do ti duhej te
shpenzonte qindra milion euro. Kete e beri jo per meshire, por per te zgjatur agonine e pluralizmit
ne Shqiperi, per te mos u dekonspiruar plotesisht para faktorit nderkombetar, por edhe per tu dhene
nje shprese te genjeshtert e te vaket popullit opozitar dhe forcave demokratike se edhe me vote mund te
fitohet nen regjimin e rilindjes se Rames.
Pas rritjes se tmerrshme te cmimit te naftes ne 2500 lek dhe cmimit te miellit, qeveria fiton bindshem. Imagjinoni kur te shkoje 3000 lek litri!
Imagjino kur te filloje ti qije me verte ne bythe nje nga nje Rama, 95% del ne votime rilindja pastaj
lulush I sati dole, i 3 thote trapi, po sa veta ishit , 3 thote llullqim brava
Ne fakte ju jeni q… dhe vazhdoni te q…prandaj nuk fitoni
Çdo e mire e ka nje fund ashtu siç çdo e keqe e ka nje fund . Ti arrite fundin e fundit ne deshtimet e tua seriale .
Basha , respekto institucionin me demokratik ne bote , institucionin e doreheqjes .
Basha DOREHIQU !
A do dorehiqet ky kari, apo do filloje prap me avazin e vjeter. Jo mi vodhen votat…. masaker elektorale…. lufta vazhdon….
U kenaqen mbeturinat e komunizmit, hajdutet e demokracise dhe putinistet e ballkanit.
Po te shifet pjesmarrja, shqiptaret i kan bojkotu keto zgjedhje. Po te hapnin krahun Lulzim Berisha dhe opozita te ishte e bashkuar probabiliteti eshte i madh qe te kish fitu opozita pothuajse te gjitha bashkit
Ne 1946 ne Shqiperi vritej mesuesi i fillores Ndrec Ndue Gjoka
Ne 2021 digjet shkolla fillore.
Ne 1946 reaksioni perfundon ne plumb, ndersa ne 2022 zgjidhet kryetar bashkije.
i shkerdheu prap Edi Rama keta dy idiotet bythqire te PeDes…hahahaah